Të Pathënat e Rrapit 550 Vjeçar të Libohovës në Rajonin e Gjirokastrës!

Për rrapin mbi 550 vjecar të Libohovës në Rajonin e Gjirokastrës eshte shkruar shume po pak veta e dine që njera nga deget e perkulura ka nje histori te ardhur deri në ditet tona.

Thuhet se berberi qe kishte dyqanin nen rrap, te kjo degë varte rripin qe mprehte briskun e rojes dhe, si pasojë, kjo dege ndryshe nga te tjerat mbeti e është e shtrirë dhe sot.

Dhe një kuriozitet tjetër:

Degët e Rrapit të Libohovës, ndryshe nga rrepe te tjere, disa degë i ka të “kolisura”, të ngjitura me njera tjetren.

Si ka ndodhur kjo?

Specialistet e shpjegojne me fenomenin e kopulimit, rezultat i përafrimit dhe fërkimit te degeve me njera tjetren. Nga fërkimi i tyre lëvoret e dy degeve ndërveprojnë me njera tjetrën dhe fillon bashkimi i tyre nepermjet kallusimit.Rrapi ka shume dege të lidhur nga ky fenomen.

Ja dhe kuriozitete të tjera për këtë rrap, me rrënjë shekullore, mbire nen ujin e burimit te Zhepës me përmasa gjigande: Wshtë mbi 20 metra i larte dhe me trung me perimeter mbi 8 metra.
Siperfaqja e hijes sot nen kuroren e tij është rreth 1600 metra katrorë.

Kjo eshte me pak fjalë historia e rrapit të famshëm të qytetit të Libohovës që njihet si nje nga rrepet me te medha ne Europe, një arësye më shumë për të “nxituar”, për qindra vizitore vendas e të huaj që nuk e kanë parë dhe për të pushuar nën hijen e tij.

*Ndalohet kopjimi apo riprodhimi i artikujve pa cituar burimin /GjirokastraOnline.com