Sot do zbulojmë kuptimin e fjalës Xhore - A e dini?

Në të folmen e Gjirokastrës fjala “xhore” ka zënë vend dhe përdoret po tani dhe më rallë. Të vjetrit e përdorin më shumë e në disa kuptime.

Për një nxënës që nuk mëson ata thonë: “Ik mo, ti je xhore!” pra që nuk di asgjë, që vete kot në shkollë.
Në një kuptim tjeter shprehen “je xhore, je kokëtrashë” ose “e ke zerin si xhore” pra zë jo të bukur por të trashë.

Po mendojmë se jo të gjithë përdoruesit e kësaj fjale të vjetër e dinë kuptimin e vërtetë të saj që lidhet me emrin e një druri dhe me nje lojë po aq të moçme sa dhe fjala “xhore”. Kjo lojë thirret edhe…

Kush e di e presim një përgjigje…

*Ndalohet kopjimi apo riprodhimi i artikujve pa cituar burimin /GjirokastraOnline.com