Sot Ivan Asqeri apo "Shoferi i Auto-Kinemasë" mbush 70 Vjeç! E Urojmë për Ditëlindjen, Shëndet e Jetë të Gjatë!

Ivan Asqeri njihet ne Gjirokstër si “Shoferi i autokinemasë”.

Zanatin e mësoi nga vëllai, Afrimi që ka qënë instruktor i përgatitjes së shoferëve të rinj në repartin ushtarak te qytetit.

 

 

Nga viti 1970 filmi ndiqej me kureshtje, me çdo tematike te ishte, disa të perëndimit, kur gati u hoqën plotesisht filmat nga vendet e lindjes; sovjetik, çekë, hungarez etj. Këtë fat patën më vonë edhe filmat kinezë.

Ivani me autokinema sherbeu ne zonen e Cepos dhe Picarit, i mirëpritur nga të rriturit e veçanërisht nga fëmijët, miqtë e tij më të mirë.

Dimër e verë, shkonte fshat me fshat, dhe në më të të thellat. Filmat i shfaqte vetëm në mbrëmje, në natyrë ose në vatrën e kulturës, 2 filma në muaj dhe mundohej që t`i zgjidhte jo vetem me luftë por dhe me dashuri, plus dokumentarët që, në shumë raste, i kthente nga e para se banorët ndiheshin të kënaqur kur shikonin veten në ekranin e madh të filmit.

 

 

Kur kujton këto, Ivani vë buzën në gaz dhe shprehet per teknologjinë e sotme të filmit që disa vite pas `90-tës e la pa punë, por jo jashtë profesionit, se përgatiti si shoferë biznesmenët e parë të lagjes Cfakë dhe Manalat.

Ivani ka vite që banon me familje ne Athinë dhe ne Gjirokastër, qytetin ku lindi, u rrit dhe u mësua të mos e harrojë, të vijë e të ulet me shoqërinë e tij të mirë.

 

*Ndalohet kopjimi apo riprodhimi i artikujve pa cituar burimin /GjirokastraOnline.com