Kujtesë/ Fshati Ndëran në Krahinën e Zagorisë, Gjendja Sot Dhe Si e Kujtoni?!

 

Sot qe pa hapur mire syte, FB na kujtoi se ka ditelindjen Fshati Nderan!

Interesante kjo me urimet dhe komentet qe do t`i bashkangjiten edhe ketij shkrimi.

Jemi mesuar me ditelindjet tona, po te nje fshati edhe jo, edhe pse kane nje vitlindje, edhe shekullore.

Ne rastin e fshatit Nderan ka disa te dhena, permendet ne regjistrat osmane te shke. XV e XVI dhe para ketyre ka qene buze lumit, bashke me Nivanin dhe se me 1582 deshmohet me 18 familje dhe ne vitin 1852 ka patur 65 shtepi dhe 1899-4oo banore.

Ne vite fshati ka patur dhe mosmarreveshje me sheperiotet per malin e Rapavices qe u zgjidh ne favor te sheperioteve, ne fillim te viteve 30 te te shekullit te kaluar.

Sot nuk e dime se sa familje dhe banore ka, po me siguri qe dhe nga Nderani ka largime.

Nje fakt qe vjen nga nje kohe shume e larget. Ne fund te shekullit te 18 e 19 kane ardhur banore nga Panariti i Korces, Erseka, Picari, Progonati, Luzati i Terpelenes, Kuçi i Vlores dhe Shqiperia e mesme.

Thone se ne shek.XVIII ka qene dhe baze e sigurte e Ali Pashe Tepelenes qe ketu eshte sterhuar e eshte ruajtur nga familja me mbiemrin Gjoni.
Tani te qendrojme ne te sotmen e fshatit Nderan, te hedhim dhe foto.

Nga nje veshtrim qe i hodhem faqes Fshati Nderan mesuam se banoret e sotem atje, edhe te paket, kujdesen per mirembajtjen e objekteve te perbashketa historike.Kane marre dhe nisma me interes qe krahas buxhetit qe u ka dhene bashkia te kontribojne me finanacat e tyre per rregullimin e kishes, te nje ambinti te shkolles per ta shfrytezuar se bashku per ngjarje te vecanta.

Per kete u eshte bere thirrje edhe familjeve qe tani nuk rrojne me ne fshat po qe jane ne emigrim apo dhe brenda vendit, te kontribojne sa te mundin per rregullimin e tyre.
Gjeste te tilla jane shprehje e dashurise dhe kujdesit per vendlindjen dhe fshataret e ketij fshati jane pergjigjur.

Edhe me kontributin e tyre u rregulluan varrezat e fshatit.

 

 

*Ndalohet kopjimi apo riprodhimi i artikujve pa cituar burimin /GjirokastraOnline.com