Si mbahej Pastërtia në shtëpitë gjirokastrite me sapunin e Rrogozhinës, badhomën e sapunisur, finjën për pastrimin e njollave dhe...

Tani qe koronavirusi na vervitet neper kembe e mbi koke dhe shkencetaret e Tajvanit per Sapunin thone se struktura molekulare e tij eshte ne gjendje te vrase me më sukses pjesezat e tij, ne familjet gjirokastrite ishte i pahequr, per te siguruar pasterti te pergjithshme dhe shendet te mire per cdo anetare te familjes.

Sapuni ishte dhe ka mbetur ne tradite, nuk ka munguar dhe ne ditet me te veshtira, ne nje radhe me ushqimet e shportes familjare, me buken, orizin,makaronat, fasulet, pakon me kafe.

Sapuni i njome i Rrogozhines qe tani “ nuk shikohet me sy” vendosej nje mbi nje ne krye te oxhakut, ne dollapin e murit, menjane, qe te forcohej po jo ne senduk te rrobave, se aty vihej ndonje sapun me ere te mire…

Pastertia ne familje fillonte brenda shtepise, nga tryeza e bukes, badhoma e sapunisur dhe pecetat e bardha, luget e pirunet , nga pllakat e koridoreve, vilaret e anet e lyera me gelqere apo me boje te kuqe, tek banja e cdo ambient tjeter, pastaj ne avline me muslluk, kazanin e rrobave menjane, anet me lule, porten e sokakun jashte qe pastrohej me fshese ne dore.

Cdo mengjes, “operacioni” per pastertine dhe disiplinen vetjake nuk behej me urdhera sic erdhi koha sot, por nga trashegimia, nga zakoni dhe edukata, fillonte nga femijet qe kur uleshin per te ngrene, duart t`i kishin dhams dhe thonjte te prera deri ne mish, me badhome te sapunisur dhe pecete perpara qe therrimet e bukes te mos binin ne shesh e te tjera e te tjera.

Familjet gjirokastrite, te parat, se keto te dytat tani kane lloi –lloi ilaçe, te lodhura nga punet e renda por te pakursyera per te mbajtur nikoqirllek e pasterti, ne menyre te vecante kujdes tregonin per larjen e rrobave.

Ne avli, vinin kazanin e madh me uje qe ngrohej me dru e shkarpa te koshtit dhe perdornin finje, hi i sitisur, si miell, qe sherbente per heqjen e njollave.

Rrobat shtrydheshin disa here e nderreshin ne tela qe zbardhnin nga pastertia, me merak te madh per çarçafet se mos kishin ndonje njolle dhe gjitonia mbante ne goje, ndodhte dhe ndonje gernje nga zilia.

Me rrobat e trasha, te dimrit, veprohej ndryshe, nje here ne vit laheshin dhe shtroheshin per t`u tharre ne guret e bardhe te lumit Drino.

Larja e tyre ne lume ishte ngjarje e vecanerisht e gezueshme per femijet qe laheshin e piqeshin ne diell por dhe hanin me oreks gjera te mira te shtepise.

Ja kaq se do flasim dhe nje here tjeter. Pastertia eshte teme e dashur per te gjithe, eshte tradite e mbetur e trasheguar, dhe jo vetem e familjeve gjirokastrite por mbare familjeve shqiptare.