Si e festonte Vitin e Ri Kamber Dudumi, me dy gota uji me raki, mish te pjekur e kokë qengji që ia dërgonte dhoro kasapi Çano Kadëna!

Gjirokastriti i Palortos, Kamber Dudumi, ndryshe nga shume pijedashës të pazarit, raki pinte ne shtëpi dhe me raste, ne ceremoni familjare, festa apo dasma. Si të gjithe dhe për darkën e Vitit të Ri mblidhej me familjen.

Për darkën merrte masa që të mos mungonin as mishi, as rakia, as zahiret e dimrit, dhe as bakllavaja që përgatitej një javë më parë si në cdo familje gjirokastrite. Tavolina shtrohej me te gjitha: mish te pjekur, kec i plote e një kokë qengji mënjanë, melçi te diganisura, hordhi mbi to rigon e piper po pak kripë. Fruta dhe pjepër dimëror më “pika”, që e mbillte ne bostan, raki e verë sa të duash, që e prodhonte me duart e tij, të tjera, domate e paterxhane turshi, ullinj të Himarës, urle që i vinte nga Golemi.

Kështu e festonte Vitin e Ri para se pas çlirimit me më pak gjëra në tryezë, po kishte: mish, raki e verë, (për vete pinte dy gota uji me raki) shoqëruar me mëlçi dhe një kokë qengji qe ia dergonte kasapi Çano Kadena, mik me të nga dita që e kishte yshtur kur kishte keputur mish.

Kamber Dudumi ishte mjeshter ne te yshtur, njohur ne lagje e qytet, po mbi te gjitha i pa arritur ne punë bujqësie. Atë e kish të parën, profesion të vjetër, të mbetur, me vite, ashtu të parët, ashtu dhe ai, i lidhur fort me token e prodhimet e saj. Bujk për kokën e bujkut, dhe nga nje agronom me shkollë, zbatonte teknologji te vjeter si e kish mesuar, si i kishin thënë, për çdo bimë nga koha e mbjelljes e deri ne pjekje, ne korrje. Po merak kishte perimet, me te cilat furnizonte dhe tregun e pazarit. Çdo ditë në krye, edhe me 15 të punësuar që i ndihmonte dhe kontrollonte punën.

Ishte prodhues dhe jo shitës në treg të hapur. Lidhte kontrata me Kolen ne Varrosh per perimet dhe Mail Lanin per qumeshtin qe e bente kos, thelë, me shije të veçante. Bostan, pjeper e shalqi, kungujt e kuq me gryke, nje rrenje me 48 deri 50 kokrra 5 kg njera, domateve me zemer kau, u bente sherbim me ujë e plehra, deri ne ’55 sa ishte privat.

Bujqësi e pune te tjera i la ne 73-in, kur u aksidentua ne kokë. Doktor Petrela i dha 2 here jete, i hoqi “copat e gjakut” nga koka e pas tre ditesh e beri te merrte lugën. Po dhe kur ra 15 dite ne shesh, e ngriti me gjëlperë, aspirine e nje kokerr tjeter.

Pas kesaj rrojti e punoi edhe 21 vjet, deri ne moshe 83 vjeçare, ndarë me Pazarin një jave para se te ikte.

*Ndalohet kopjimi apo riprodhimi i artikujve pa cituar burimin /GjirokastraOnline.com