Si 50 vjet më parë, edhe pse 75 vjeç, Gani Shane ecën kaluar në motorin e tij JAVA 250 kubik në rrugët e Gjirokastrës

Ne këtë foto Ganiu i Shanes, kështu i kanë folur, njeri publik në Gjirokastër, dikur dhe sot me shoqëri të madhe, për zanat që ka ushtruar,hekurkthyes i talentuar, i fuqishem dhe i paarritur nga te tjeret, por dhe mekanik,ne NSHN, nuk ka dalë për mall, nostalgji e mburrje.

Kete JAVA 250 Kubik, nga vitet 70-të kur të tjerë e ëndërronin Ganiu e kishte në përdorim vetjak dhe me të mbante “shtëpinë me bukë”, bridhte “ botën”, anë e mbanë rrugëve nacionale dhe të periferisë në gjithë vendin.

Si i ra ne dore, kjo ka nje histori…

Ndermarrja e nxorri jashte perdorimit dhe, me procesverbal te rregullt, e bleu dhe e ngriti ne kembe.

Nuk i hoqi vetëm pluhurin. Pjeset e vjetra i zevendesoi me pjesë të reja ndërrimi , e bojatisi dhe e bëri gati për zili të botës, shëtitje dhe punë për afro 30 vjet me radhë.

Ne Gjirokaster, per vite që kujtojmë, per punet e shtetit, motorët “Java 250 Kubik”, “Super Java 350 Kubik” prodhim çek, “ Moto Guzzi” dhe “ Xhiler” prodhim gjerman, Treçikël me kosh e ndonjë markë tjetër, i perdornin spcialistë të bujqësisë, të ndërmarrjeve të mëdha ekonomike, furnitorë, specialistë të SMT-ve dhe kuadro të seksioneve të Komiteteve Ekzekutive etj.

Disa nga motoret JAVA te asaj kohe pagëzuar me epitete të ndryshme si “ Mushkë”, “ Grenxë”, “ Motor i kuq” etj. tani nuk ekzistojnë më. Nuk gjen sic thuhet as për muze, ndërsa Ganiu e mbajti dhe e ka dhe sot e kesaj dite po nuk i vjen mirë kur ndonjë nga miqtë i kujton emrin e dytë të motorit, “ Maçe me 7 shpirtra”.

Motorët në përdorim vetjak numëroheshin me gishtat e dorës, Ganiu ishte njeri nga ata qe Javën e tij e mbajti edhe disa vite pas ` 90 po pastaj e futi në garazh,25 vjet pa luajtur nga vendi për ta ngritur përsëri në këmbë vetëm beharin e vitit te shkuar.
Ja se ç`thotë Ganiu:
E shikoja ne garazh dhe sikur më thoshte: Mu zu fryma po nxirrëm në rrugë! dhe e dëgjova. Më mbajti kaluar në atë kohë, ndersa tani e kam për qejfë, po i nevojshëm dhe i preferuar, në vend të veturës, ecën rehatshëm, me zhurmë të lehtë, si muzikë që më pëlqen!

Edhe pse 75 vjecar, Ganiu ndihet i sigurte me Javën e tij të dashur ne rrugët e Gjirokastrës.me shëndet te mire e te fortë, i patrembur nga të ftohtit e pritshem te ketij viti.

Gani Shane, Shendet e Tetor te mbare!