Ramadan Shehu - Mjeshtri i Punimit të Drurit që Çeli Zdrukthtarinë e Parë në Gjirokastër!

Ramadan Shehu – Mjeshtri i punimit të drurit që çeli zdrukthtarinë e parë ne Gjirokastër dhe zanatin ua mësoi zdrukthtarëve të rinj.

Me shtëpi në Manalat, Pazarin e Gjirokastrës vështronte cdo dite.

Kafen aty e pinte. Thone tek Muço Hoxha po dhe gjetkë, se donte ta kishte mire me te gjithe kafexhinjte, sa kohe ishin privat.

Pas vitit `45 mblodhi veglat e tij private, edhe makineri, dhe çeli zdukthtarine e pare shtetërore, prane shtepise se sotme te femijeve, shtepia e pioniereve, poshte sheshit te Çerçizit.

Vite me pas, ne zdrukthtarine e re tek Fabrika e Lekureve dhe ate ne Zinxhira, mbi bazen e eksperiences se tij dhe mjeshterve te tjere, rriti gamen e prodhimeve ne seri te mobiljeve, dhomave te gjumit, tavolinave, dyerve e dritareve; vete projektonte, bente skica, edhe montonte.

Mesonte dhe te tjeret, se zanatin nuk e mbante per vete. Mesoi shume zdrukthtare, nje pjese që rrojne, e kujtojne mjeshter, te dashur e komunikues me ta, mbi te gjitha Usta dhe burrë të mire, ca i rende ne pamje, po i mire ne shpirt, që s`bente keq dhe as vinte vulen kur duhej dhe te merrte nje vendim.

Në pune që kishte në ngarkim, pergjegjës, mbante marredhenie te mira me punetoret e specialistet. Drejtuesve u binte ne koke kur e teperonin, kur kerkonin “qiqra ne hedh”, siç kujtohet te thoshte, ne rastet kur ata ngulnin kembe per plane te medhe, per kerkesa që vinin nga larte e duhet te realizoheshin.

Për përvojë, punë e cilesi te mira qe kishte, si gjirokastrit i vjeter dhe zdrukthtar nga te paret, mjeshter, pas vitit 1990 eshte nderuar e vleresuar edhe me tituj nga Bashkia e Qytetit si “Mjeshtër i Madh i Punës”.

*Ndalohet kopjimi apo riprodhimi i artikujve pa cituar burimin /GjirokastraOnline.com