Pse në ndarjen e plaçkave ne shtëpitë e mëdha të Gjirokastrës kerkohej dora e një fëmije?!

Nga 100 vjet me pare na vjen kjo tradite e familjeve te vjetra dhe te medha te qytetit te Gjirokastres per ndarjen e plackes kur femijet rriteshin dhe martoheshin.

Kjo tradite per ndarjen e pasurise dhe dhomave per ciftet ka qene e trasheguar edhe ne shtepite e medha ortodokse te lagjes Pazar i Vjeter.

Episodi qe tregojme ka lidhje me vellezerine Lito qe jetonin te gjithe bashke ne nje shtepi me 3 kate dhe tete dhoma e disa ambiente te tjera, shtepi aristokrate nga sjelljet e zakonet brenda familjes e me komoditete deri dhe biblioteke mbasi njeri nga vellezerit ne godinen e tyre private ne sheshin e Çercizit merrej dhe me shitjen e librave, nga viti 1900 e larte.

Kur vellezeria Lito u rrit e secili u be zot i vetes e familjes, si vellezer te mire, pas tradites se njohur e teper origjinale ne familjet e vjetra gjirokastrite, ne prani te tyre u be dhe ndarja e pasurise.

Ne rastin ne fjale, skema ishte e thjeshte, pa protokoll. Ne njeren nga dhomat, ne Odane e Madhe, sipas zakonit, plaçka e shtepise u nda ne menyre te barabarte, ne togje, dhe ne secilin u vendos nje leter e shkruar e mbeshtjelle.

I madhi i shtepise, pra kryefamiljari, dilte ne dritare dhe qe andej ftonte te futej ne shtepi femija i pare qe kalonte rruges dhe pastaj i tregonte togjet me placka dhe i thoshte te hapte nje e nga nje letrat e mbeshtjella dhe te lexonte emrin e shkruar ne te.

Pas kesaj, femija qerasej me llokume ose me fruta dhe pergezohej per doren e ngrohte e te sinqerte mbi togjet e plackave qe ne kete menyre ndaheshin ne menyre paqesore, ke te zinte dora e femijes, pa qejfmbetje mes vellezerve.

Ne kete forme ndahej placka , pasuria brenda, po jo shtepia, perveç dhomave te gjumit, per ciftet e per femijet, ndersa ambientet e tjera perdoreshin nga te gjithe.

Nje praktike e thjeshte e tani e harruar…