Pse Hito Lekdushi Dhe Bajram Ligu prenë Leshrat, Mjekrat e Mustaqet dhe Provuan Revolverët mbi Balten e Kuqe te Dunavatit

 

Ngjarja eshte kjo: Ceta e Cercizit Topullit ne shkurt-mars 1908 vazhdonte te qendronte ne Manastirin e Drianos me plane per te realizuar disa aksione ne Gjirokaster.

Nje nder to asgjesimin e Bimbashit, majorit te xhandermarise Halil Musa Beu i cili tregohej aktiv per zbatimin e nje urdheri te Portes se Larte per te vrare Çerçiz Topullin.

Dy here vajten ne Gjirokaster Hajredin Tremishti me Asllanin per te vrare bimbashin, por nuk “ ia gjeten anen”.

Atehere Çerçizi perpunoi nje plan tjeter.Hito Lekdushi dhe Bajram Prongjia kembengulen qe ta kryenin ata atentatin dhe keshtu u vendos.
Te dy atentatoret prene leshrat e gjata, mjekrat e mustaqet, u lane e u shplane, u rruan e u veshen tebdil si tregtare,provuan revolveret mbi balten e kuqe mbi Dunavat dhe, per te njohur terenin, u kapardisen nje dite te tere duke bredhur lagjeve te Gjirokastres per “ pune tregtie”.

9 mars.Ora 8.00. Dy burra te veshur si qytetare( Hitua dhe Bajrami) ngjitin rrugen e lagjes Meçite. Bejne levizje poshte e larte, ne pritje qe Bimbashi te dali nga shtepia dhe, rreth ores 11, 15 zbrazin plumba mbi trupin e Bimbashit qe bie i vdekur.

Keshtu ndodhi.
Pastaj u ngrit dhe kenga:

Te henen diten me dreke
Dergoi Çercizi dy vete
Ne sokake permbi bejlere.
Mu te furra ne te dale
Hito Labi me Bajrame
Me Bimbashin balle per balle,
Seç i bene temenane:
Dy rolole bashke ja dhane!
Hito Labi gunebardhe
Gjirokaster bere hatane

Lule Çerçiz Topulli
Vulose per Shqiperi