Një shtëpi me dy foshnje brenda morri zjarr. Ky është heroi i pazakontë që u shpetoi jetën!

Më 1 dhjetor, një njeri i Las Vegasit po gatuante mëngjes kur soba e tij morri zjarr. Nuk duhej kohë që flakët të përhapeshin në të gjithë banesën. Ndërsa ai ishte me fat që të shpëtonte nga një dritare e pasme me ndihmën e fqinjëve të tij, nipërit e mbesat e tij ishin ende të bllokuar brenda.

Njeriu nuk ishte në gjendje të arrinte mbesën e tij trevjeçare dhe nipin 10-muajsh para se të kërcente në siguri. Koha po mbaronte për të dy, ndërsa flakët përfshinin gjithçka rreth tyre.

Sapo edhe gjyshi doli jashtë, një njeri i pastrehë me emrin Anival Angulo ndodhi që të kalonte nga banesa e djegur. Në minuta pas ardhjes së tij, ai u bë një hero.

Angulo menjëherë u fut në veprim, duke u përpjekur të hapte një derë dhe të nxitonte brenda. Kur doli, të dy fëmijët ishin në krahët e tij, të frikësuar, por të gjallë.

Shumë njerëz i shohin njerëzit e pastrehë si shqetësime që vetëm luten për dhurata dhe nuk japin asgjë për shoqërinë. Por, sikur ky njeri të mos ishte vërdallë, dy fëmijë të vegjël ndoshta do të kishin vdekur.

Fëmijët u trajtuan në një spital aty pranë për thithjen e tymit, por nuk ishin të dëmtuar. Unë jam i sigurt se gjyshi i tyre do të jetë përgjithmonë mirënjohës për të huajin, i cili rrezikoi jetën e tij për t’i nxjerrë nga zjarri.

*Ndalohet kopjimi apo riprodhimi i artikujve pa cituar burimin /GjirokastraOnline.com