Nga Viti 1932 Një Traditë e Bukur që Vazhdon...

Kjo foto na shpie larg ne kohe, ne vitin 1999. Banore, mesues dhe nxenes te Lunxherise jane mbledhur ne Qestorat per 175 vjetorin e Lindjes se Rilindesit te Madh Koto Hoxhi.

Ne kete veprimtari mesuesi Koço Vasili flet per veprimtarine patriotike te Koto Hoxhit si dhe sjelle kujtime nga mbresat qe i ka lene me pare, nje takim i vitit 1953 me Mesuesin e Popullit Thoma Papapano qe ka folur perpara banoreve dhe nxenesve per jeten dhe vepren patriotike te Koto Hoxhit.

Perkujtimi i vepres se Koto Hoxhit ka filluar qe ne vitin 1932 kur ne Qestorat u mblodhen para varrit te Tij, anëtarë te Klubit të arsimtarëve, me Safet Butkën në krye, publicistet Xhevat Kallajxhi, Vangjel Koça etj.Ata shkuan ne kishe dhe gjithashtu vendosen kurora ne varrin e Koto Hoxhit, mbajten fjalet e rastit dhe nxenesit recituan vjersha, ndersa tek koka e varrit vendosen një gur te gdhendur: Koto Hoxhi (1824-1895).

Pastaj bene nje vizite ne shtepine e nene Zoges, mbesa e Koto Hoxhit qe i priti me dashuri dhe i gostiti me gliko, llokume, raki e kafe.

Fshataret e Qestoratit dhe te Lunxherise gjithmone e kane kujtuar dhe nderuar jeten dhe vepren atdhetare te rilindasit Koto Hoxhi.

 

 

 

 

 

 

*Ndalohet kopjimi apo riprodhimi i artikujve pa cituar burimin /GjirokastraOnline.com