Muharrem Myrtaj - Mashkulloriti Pronar i Fshatit Tushkeshisht në Izmir të Turqisë që Vendosi aty 37 Familje Shqiptare!

Mërgimtar në Turqi, mashkulloriti Muharrem Myrtaj për të nxjerre bukën e gojës, merrej edhe me mundje.

Në këtë sport beri kundershtarë, po me një nga mundësit turk u lidh në miqësi të fortë. Bashkë me të luftoi në një front në mbështetje të Mustafa Qemal Ataturkut.

Qemal Ataturk ia çmoi meritat në luftë dhe, në shenjë mirënjohjeje, i fali Muharremit si pronë të tij fshatin Tushkeshik në Izmir, fshat kodrinor, me kullota te pasura ku zhvillohej blegtoria dhe bletaria.

Për të përballuar punët dhe për të mos mbetur vetëm, Muharremi u beri thirrje bashkefshatarëve në Mashkullorë e rreth saj dhe i mirëpriti në pronën e tij për të punuar së bashku. Thirrjes iu përgjigjën 37 familje nga Mashkullora por dhe Lazarati, Zhulati dhe Erindi.

Kjo histori ne fillimet e shek. të 20 është e njohur dhe kujtohet. Pasardhësit e familjeve të para rrojnë e punojnë së bashku, me zakone e tradita të pahumbura, edhe me vajtje ardhje, Tushkeshisht – Shqipëri dhe kthim.

*Ndalohet kopjimi apo riprodhimi i artikujve pa cituar burimin /GjirokastraOnline.com