'More , djale i filanit , te dija djale te mire, se babane e ke te mire, mos ke luajtur gje nga fiqiri?”

Kur Gjirokastra ishte nje e tere, pa lagjen e madhe 18 shtatori, me popullsi te mbledhur ne 13 lagjet e saj, ishte si nje familje e vetme.

Si ne porte te shtepise, edhe ne Pazar, gjirokastritet, njiheshin e komunikonin me njeri tjetrin, mbanin dhe qendrim per nje sjellje jo te mire te nje femije apo te riu.Te moshuarit, sa ndodhte dicka, ne lagje apo dhe ne Qafe te Pazarit, ne maje te gjuhes e kishin shprehjen:”

More , djale i filanit , te dija djale te mire, se babane e ke te mire, mos ke luajtur gje nga fiqiri?”

Keshtu te rriturit nuk qendronin indiferente, keshillonin e qortonin me fjale te urta dhe, kur situata acarohej, futeshin ne mes tyre per t` ndare. Nese palet ne konflikt ishin nxenes shkolle, u shkulnin veshin, u futnin dhe ndonje bace te lehte dhe, ne fund, nuk harronin t`ju thoshnin:
”Po e perseritet dhe nje here, do t`i them babait ose drejtorit te shkolles qe tju nxjerri para shkolles!…”

Ndonje, ralle, i kercenonte duke ju kujtuar policet e qytetit qe ne vitet 60 e larte quheshin te plotfuqishem, sic qene Reuf Jaupi dhe Hasim Larua.

Kush i ka njohur, per prapesi qe kane bere, me siguri kane rene ne duart e tyre. Vec keshillave, per sjellje te pahijshme, prishje te rendit publik, edhe jane gjobitur me 50-lekeshe qe prinderve ua mbanin nga rroga.

Mosha e vjeter sot, dikur femije e te rinj, me siguri kujtojne sjellje te tyre e qendrimet dashamirese te me te rriturve qe nje e dy keshillonin e qortonin qe te beheshin djem te mbare, te mesonin e te silleshin mire.,

Tani ne mos ralle nuk i degjon me ato shprehjet plot urtesi e dashuri te te pareve:

“Rri urte e sillu mire se do t`i thom babait”, “Ti ke baba te mire, je nga familje e mire!”, “Po ti ke ngjave se sa e njoh une, vellane e ke te mire dhe punetor!”.

Apo e kemi gabim?!