Mesuesi Muharrem Bejleri i gjimnazit te Gjirokastres ne kujtimet e kompozitorit te njohur Limoz Dizdari

Mesuesi Muharrem Bejleri i gjimnazit te Gjirokastrtes ne kujtimet e kompozitorit te njohur Limoz Dizdari

Nga Agron Mema

Sot, kur shkolla është futur në një rrugë ku askush nuk e di se si do jetë dalja, kthejmë sytë dhe shohim përvojën e shumë viteve më parë se si kanë shpjeguar mësim mësuesit tanë.

Në një nga këto debate , kur edhe alterteksi ka sjellur mjaft huti në mësimdhënie dhe mësimnxënie, Artisti i Merituar, Limoz Dizdari na sjell një shëmbull duke ndërhyrë me takt:

“ Më dogjoni vetëm disa minuta dhe pastaj, sipas dëshirës, më kuptoni miqt e mi. Isha gjimnazist në Gjirokastër dhe kishim mësues gjeografie një mësues që kishte mbaruar studimet në Budapest, Muharrem Bejleri ja thoshin emrin. Kish një humor të hidhur me nxënësit. Na jepte hartën dhe thoshte që do të udhëtoni në X qytet të botës. Ç’farë vapori do të merrni dhe ç’farë malli do të sillni? Pasi ne shfaqnim preferencat, ai bënte pyetjet. Në këtë mënyrë na kontrollonte njohuritë gjeografike, dhe jo vetëm, se si do të udhëtonim deri tek qyteti ku do të shkonim. Kontrollonim se sa mall do të merrnim dhe a kishim njohuri për potencialin e transportit detar të vendit tonë në atë kohë dhe ç’farë malli do të sillnim. Për ç’farë kishte më shumë nevojë ekonomia dhe industria, cila qe njohuria jonë për industrinë përpunuese të vendit që t’i sillnim lëndën e parë, cila qe rruga detare që do të përshkonim dhe portet kryesore që do të ndalonim, kujt shteti i përkisnin ato dhe cilat qenë rregullat e ankorimit, zakonet dhe traditat e popullsisë vendase, kapaciteti prodhues i tyre si dhe kushtet klimaterike që sundonin në këto porte.

Njëherë, si klasë, i thamë: Mësues, po këto kërkesa nuk i ka teksti?!Mësuesi na i kthen:

Kjo është gjeografia. Natyrisht që nuk i ka teksti,se po t’i kishte do t’u duhej një karvan me kuaj të ngarkonit e të sillnit librat e mësimit në klasë, ndaj mësuesi sjell karvanët e mendimit për t’u shkarkuar në hangarët tuaj të dijes.”

Kaq tha profesori i nderuar, Artisti i Merituar Limoz Dizdari, duke na parë thellë në sy. Duhet mësuesi t’a pasurojë lëndën dhe mësimdhënien dhe jo altertekstet, që në më të shumtën e rasteve mbushin xhepat e njërit e tjetrit se sa sjellin produktin cilësor në mësimdhënie e mësimnxënie….duke lënë të hapur , pa diskutim , këtë aplikacion të ri në proçesin e mësimit që më shumë është një erozion.