Mësoni sot 4 fazat e rakisë! Ja si gjirokastritët e kalojnë fazën e katërt!

Nuk është e shkruar dhe as në protokollin e dasmës gjirokastrite, po ja që ka ndodhur…

 

Në një dasëm, kaluar mesnata, me kenge e valle, me raki e meze per zili, disave u është “trashur” gjuha dhe një moment ka plasur dhe gernja. Me i vjetri i dasmes, me gote ne dore, urtë e butë, ka vendosur heshtjen dhe u ka kujtuar te gjitheve 4 fazat e rakisë:

 

“Rakia, te dashur pijedashës, ka 4 faza, faza e parë flet 1 e dëgjojnë të gjithë, fazë që e kemi kaluar me sukses.
Faza e dytë njerëzit flasin urtë e butë dy e nga dy e vesh më vesh, edhe këtë fazë e kaluam me sukses.
Faza e tretë, më e rëndësishmja, flasin të gjithë e s’dëgjon asnjë dhe faza e katërt fillon druri, sa të mos ndodhë kjo, të ngremë një dolli për çiftin, t’i urojmë të trashëgohen dhe ta mbyllim!”

 

Të gjithë shpërthyen në urime e duartrokitje!/GjirokastraOnline.com

 

*Ndalohet kopjimi apo riprodhimi i artikujve pa cituar burimin /GjirokastraOnline.com