Mësoni se cili mik e ndihmoi "Mësuesin e Popullit" Tajar Kokalari për të shkuar në Amerikë?

I perkthyer dhe ne shqip, “Kasollja e xha Tomit” eshte nje liber interesant dhe shume i njohur per brezat e lexuesve te viteve 50-te e larte.

Ky liber dhe sot lexohet me shume kenaqesi.

Libri eshte shkruar nga nje mesuese e thjeshte, botuar me 1846, që beri shume jehone e ngriti opinionin e amerikaneve ne lufte kunder skllaverise e dallimeve raciale.

“ …Ne vitin 2002 djali i xhaxhait, Wilsoni, me dergoi flete garanci per te nxjerre vize per te shkuar turist ne SHBA, shkruan profesor Tajari ne librin “ Memorie mbresa dhe shenime- U paraqita ne ambasade. Isha i shtati ne liste, kater para meje dolen te deshperuar, se “ nuk i plotesonin kushtet”.

Intervistuesi, pas pyetjeve te zakonshme, duke me pare te moshuar, me pyeti me cfare te ardhura jetoja… Kush me priste ne Amerike… Si e kaloj kohen…

– Lexoj libra, – i thashe.
– Cfare lexon?- me pyeti.
– Une permenda autore amerikne dhe m`u kujtua:
– Lexoj “ Kasollen e xha Tomit”…

Intervista mbaroi. Vizen e mora.
Kur dola, kureshtaret qe prisnin ne radhe me pyeten e mora vizen apo jo.E mora, u thashe, se me doli nje mik i vjeter, që me ndihmoi, xha Tomi.

Kjo eshte historia. Te tjera interesante ju i mesoni duke marre ne duar librin “Memorie mbresa dhe shenime” te Mesuesit te Popullit Tajar Kokalari.

*Ndalohet kopjimi apo riprodhimi i artikujve pa cituar burimin /GjirokastraOnline.com