Mbishkrimi në Xhaminë e Dunavatit e Themeluesit Karagozzade që Studimi Tregon se i Përket Vitit 1304!

Lidhur me lajmin tone informues per restaurtimin e Xhamise se Dunavatit ku veç te tjerave shkruajme se ekziston nje mbishkrim që daton ne vitin 1304, iu referuam nje studimi shume interesant rreth mbishkrimeve osmane në jug të Shqipërisë te cilat jane studiuar në kontekstin e tyre historik dhe kulturor.

Ne kete studim per Xhamine e Dunavatit nder te tjera thuhet:

“…Emri i saj përkon me emrin e lagjes ku ndodhet Xhamia e Dunavatit.

Në të ekziston një mbishkrim që daton në vitin 1304… Ky vend i adhurimit dhe një kopsht i të mësuarit dhe shkencës për Zotin tone. Kjo xhami elegante e Dunavatit ka qenë e rrënuar.

Në kohët e vjetra një person i veprave bamirëse e pat ndërtuar atë. Por më vonë ajo mbeti e vetmuar dhe në gjendje të shkatërruar.

Themeluesi i saj quhej Karagozzade. Edib Bin Omer ka shpenzuar para për rindërtimin…

“O Zoti im, të lutem na ndihmo në Ditën e Gjykimit. Ndihmona se Ti je Ai që na fal neve O Zot, përpara dhe më pas. Sala dhe Nesrin do të lexohen në çdo kohë në datën e saj. Edip Efendie e ka ndërtuar nga themelet këtë xhami. Në fillim të muajit të Dhulhixhes në vitin 1304.

Rreshti i dytë i distikut të pestë përmban një datë të shkruar në ebxhed, vazhdohet ne kete studim. Shkronjat e ekuivalentuara në numra japin datën 1304 e cila është e shkruar e plotë edhe në distikun e fundit:

352+114+145+17+8+144+524 = 1304

Ditët e para të Dhulhixhes në arabisht korrespondojnë me datat 21-23 gusht 1887.

Ja keto shkruhen ne kete studim per xhamine e Dunavatit. Kaq mund te themi se nuk pretendojme qe te bejme historianin.

Flm që na ndiqni dhe lexoni me vemendje!

*Ndalohet kopjimi apo riprodhimi i artikujve pa cituar burimin /GjirokastraOnline.com