Mane Xhaxhiu - Mjeshtëri Duarartë i Përpunimit të Drurit dhe Zhvillimin e Artizanatit në Gjirokastër!

Ai ka lënë gjurmë te thella për ndërtimin e Gjirokastrës. Mbasi mbaroi arsimin fillor ne qytet, u regjistrua ne shkollen e mesme teknike 3-vjeçare, dega e përpunim drurit dhe marangozi, shkollë qe u hap ne Gjirokaster me ndihmen e mësuesve italianë.

 

Ne qershor te vitit 1931, diplomohet teknik perperpunim druri – marangozi dhe deri në vitin 1936 punoi marangoz ne shtepi.

 

 

Në mënyrë artizanale mbështetur në katalogët e revistave italiane të kohës prodhonte divane, karrike, korniza, dollape rrobash, komo, rafte etj. që pelqeheshin për cilësinë dhe anën estetike.

 

Mbas çlirimit në Gjirokastër ne vitin 1948 u krijua kooperativa e artizanatit, ne te cilën Mania me bujari dhuroi pjesen me te madhe te veglave te punes qe kishte ne shtepi, duke u bërë kështu anëtar aktiv i kesaj kooperative per rreth 20 vjet.

 

Nga viti 1967, deri ne vitin 1973, kohe kur ai doli ne pension, si përgjegjës në ndermarrjen komunale banesa, punoi dhe drejtoi me njohuri teknike te nivelit te inxhinierit, ne menyre te vecante per tavane, dysheme e shkalle druri te veshtiresise së lartë që kërkojnë llogaritje te sakta gjeometrike.

 

Dallohej dhe për cilësitë e tij te vecanta si njeri; nuk dinte te bente favore te pamerituara, ne pune korrekt dhe nuk pranonte ryshfet, i papërtuar dhe shume i ndjeshem ndaj fatkeqësive të njerëzve.

 

 

Per sa kohe ishte ne gjendje te mire shendetësore, nuk la shtepi pa shkuar per te ngushelluar ne raste vdekje, pavaresisht se i njihte ose jo pjestaret e familjes, duke demostruar shpirtin e tij human. Për këto cilesi flasin mjeshtërit Vasil Bakalli, Xhelo Sejdo, Dasho dhe Afrim Selimi dhe qytetarë që e kanë njohur.

 

Per kontribut në fushen e artizanatit, eshte vleresuar me urdhera dhe medalje nga Kuvendi Popullor, ndersa ne vitin 2006 Keshilli Bashkiak e nderoi me titullin “Mjeshter i Qytetit te Gurtë”.

 

Mane Xhaxhiu lindi ne vitin 1913 në lagjen “Palorto” dhe u nda nga jeta në vitin 1993, 25 vjet më parë. Ai kujtohet për emrin e mirë dhe kontributin e shquar në kultivimin dhe zhvillimin e artizanatit në Gjirokaster.

 

 

*Ndalohet kopjimi apo riprodhimi i artikujve pa cituar burimin /GjirokastraOnline.com