“Larg tashti nga bakllavate, nga glikote e nga belate”

Mesuesja e Popullit Urani Rumbo ishte dhe vjershetore. Ne krijimtarine e saj tema e edukimit moral te nxenesve ishte kryesore si dashuria dhe respekti per prinderit e per te gjithe te moshuarit.

Interesante jane dhe vargjet me te cilat luftonte semundjen e limaksise (grykesise) duke iu referuar keshillave te pleqve që thone se

“nga tahmahu prishet e vuan stomahu”.

Ja disa vargje:

Ndjej ne bark oh! Oh neshtera.
Oh c`me vene ca te prera.
Per te mire vellai im
Po vertete jepme shpjegim\
C`eshte ajo qe ke shijuar
E te dhemb barku shemtuar

Vetem hengra nje, nje ftua
Po c`dhembje me zune mua
Ai kish siper sheqer
Oj c`te bej barku me ther

Me jep fjalen biri im
Qe te mos jesh me tamaqar
Se na solle deshperim
Jepe fjalen si shqiptar
….
Te jap besen shqiptare
Nuk do ve ne goje fare
Larg tashti nga bakllavate
Nga glikote e nga belate
Qe per vdekje u semura
Me andralla e skotura.
Larg e me larg bakllavate
Glikote e gjithe belate
Qe bien ne andralla fort
Skotura e dhembje plot.

Ate qe eshte tahmaqar
Shpesh e shpie ne varr.

Ja keshtu edhe me vargje Urani Rumbo luftonte semundjen e limaksise.

Vargjet i kemi shkeputur nga pjesa “Ftoi” që vuri ne skene me femijet e shkolles femerore “Koto Hoxhi” ne vitin 1932.

*Ndalohet kopjimi apo riprodhimi i artikujve pa cituar burimin /GjirokastraOnline.com