Kujtojmë Azis Angonin, piktorin gjirokastrit që me punët e tij të bukura zbukuronte Pazarin dhe Gjirokastrën

Ne parg festash, si keto te nentorit dhe vecanerisht ne Vit te Ri, qyteti i Gjirokastres gjithmone eshte zbukuruar.

Nje dore e sinqerte dhe e ngrohte e ka zbukuruar ate per shume vite me radhe, dora dhe fantasia e piktorit gjirokastrit Azis Angoni qe tani nuk rron me.

This image has an empty alt attribute; its file name is 56508694_2316673771717537_6337474856589721600_n.jpg

Azisi iku shpejt nga kjo jete. Ishte pjese e pandare e pazarit, i perkushtuar t`i sherbente me dashuri edhe me punet e tij ne pikture, tablo bardhe e zi dhe me ngjyra, disa edhe ne faqet e mureve te lokaleve, Gjirokastra dhe pazari, keshtjella dhe shtepite karakteristike te saj, femijet duke lojtur etj.

Nje nga vendet e preferuara ku ekspozonte punet ishte prane Kafe NAKA ku ne ane te saj vendoste pikturat, Gjirokastra ne shume pamje, kalaja, lagjet, shtepi te vjetra te saj.

Aty rrinte, me shume ne muajt e pranveres dhe veres, ne pikun e levizjeve te turisteve me deshiren e mire qe punet te binin ne duart e bleresve.

Azisi nuk merrej vetem me pikture por dhe me reklame fushe qe shfaqte profesionalizem te vecante ne zbukurimin e pazarit ne raste festash e vecanerisht ne prag te Vitit te Ri; zbukuronte dyqanet me malet me bore dhe plakun e viti te ri me dhurata, femijet me to ne duar, me urimet shkruar ne letra dhe pambuqe Gezuar Vitin e Ri!

Ne kujtim te emrit dhe puneve te mira qe ka lene, cilesive te mira qe gezonte si qytetar i urte dhe i dashur me te gjithe, po percjellim disa punime te tij: