Kujtesë/ Muho Ruko, Barinjtë e Picarit, Pranvera dhe “kutia” që mblidhte zërat dhe këngët!

Ky eshte titulli i nje radioreportazhi te larget ne kohe qe m`u kujtua nga kjo foto e fotoreporterit te faqes tone Pellumb Makashi.

Duhet te kete qene nje vit i pas `70-tes…

Ne fshatin Picar shkrimtari Koço Kosta, nga miqte e mi me te mire, ne ate dhe ne kete kohe, nje mengjes ndersa pinim kafe ne Turizem, me kerkoi t`i beja nje nder.

“ Ne Picar kam nje bari mik, me tha. Quhet Muho Ruko. Dua t`i marresh zerin ne shirit dhe tia njxerresh ne radio. Eshte i moshuar dhe me i miri bari ne gjithe rrethin, e meriton te “ dali ne radio ”.

Nga Votucat ne fshat e deri lart ne mal te Picarit, ndoshta dhe me siper fshatit te vjeter, rrugen e bera me kembe ne shoqerine e nje nxenesi te 7 vjecares që nuk ia kujtoj dot emrin.

Barinjte ishin lajmeruar dhe na dolen perpara.
Ne krye njeri trup madh e shpatull gjere si Çelo Picari ne kembe. Ishte Xha Muhua, miku i Kocos, shkrimtarit.

“ Mesuesin e kam mik, ishin fjalet e tij te para. E mbajti fjalen!”.

Njeri nga barinjte:

“ Ulemi ketu, mbarojme pune me “kutine” pastaj mblidhemi brenda, ne ‘‘shtepi!”

Une vendosa magnetofonin midis kembeve dhe xha Muhua hapi muhabetin:
“ Kjo eshte kutia qe mbledh zerin?! “
“ Po – i thashe, -kjo eshte. Degjojme ndonje kenge e pastaj fillojme nga inçizimi!”.

Nga kutia u degjua kenga e pare e radhes e grupit te Picarit inçizuar ne studion tone te radios.

-Uaaa, po kjo eshte nje çudi?! Zeri Asllan Thanes ne kuti?!

Ne ate ambient tipik baritor ne malin e larte te Picarit, mes blegerimave dhe kemboreve,xha Muhua dhe barinjte do cuditeshin dhe me shume kur nga ajo kuti, magnetofon Uher gjerman, i vetmi ne gjithe qarkun, do degjonin te “mbledhura” ne shirrit disa here intervisten dhe kenget e tyre.

E kujtoj dhe sot pergjigjen e tij per moshen, dukej dhe 75 vjeç.

-More djale, qe ta dije dhe bota, jam i 13-es. Tani beje llogari moshen time!

Ne ikje, xha Muhua nuk harroi te me pyeste:
-More djale, kur do ta degjojme zerin ne radio?

Nga ajo dite e larget e pas viteve `70 xha Muhua dhe barinjte e Picarit “dolen ne radio” por dhe ne gazeta, Tv, filma e fotogrfi ne revista, pas 48 vjetesh edhe ne Gjirokastra Online.

Fotot flasin, trokasin ne kujtesen tone.
Njerezit e mire kujtohen ne çdo kohe!

*Ndalohet kopjimi apo riprodhimi i artikujve pa cituar burimin /GjirokastraOnline.com