Kujtesë/ Artistët e Popullit Sandër Prosi dhe Pirro Mani midis artisteve te teatrit profesionist"Zihni Sako"të Gjirokastrës

Nje nga ngjarjet me te rendesishme te levizjes teatrore te qytetit te Gjirokastres ka qene ngritja e teatrit profesionist “Zihni Sako” ne vitin 1968, ngjarje qe u shoqerua me venien ne skene te drames “Shoket” te dramaturgut Bashkim Kozeli.

Nga libri “Gjirokastra ne dritat e skenes’ shkruar nga regjizori i kesaj trupe Bernard Kokalari mesojme se ne veprimtarine 45 vjecare kjo trupe ka dhene 100 premiera.

Ne qytetin e Gjirokastres jane shfaqur 2660 shfaqje me shitje te lire biletash ne sportele me nje numer spektaktore frekuentues 795.300.

Jane organizuar 60 turne ne te gjitha qytetet e vendit duke filluar nga Konispoli e deri ne Kukes e Peshkopi qe jane frekuentuar nga 360 000 spektaktore.

Ne fshatra jane dhene 1400 shfaqje me te frekuentuar 280.000 spektaktore.

Sic shihet bilanci i aktivitetit artistik i teatrit te Gjirokastres ka qene i pasur.

Per kujtese dhe respekt te punes se artisteve po percjellim edhe kete foto ku midis aktoreve te teatrit jane edhe Zv/ ministri Mantho Bala dhe Artistet e Popullit Sander Prosi e Pirro Mani.