Këpucarët më të Mirë, që bënin Shollët me Xhufka dhe Këpucët me Proka me Hundë!

Këpucaria si profesion është ushtruar herët ne qytetin e Gjirokastres.

 

Ka patur tre kategori kepucarësh.

 

 

Te parët, më të kualifikuarit, benin këpucë nga fillimi, i nisnin dhe i mbaronin.

 

Vendin e dyte e zinin opingarët që punonin më tepër llastikat për banorë të fshatit.

 

Ndërsa të tretët riparuesit e kepucëve që u thoshin dhe ballomatarë.

 

 

Të parët e këpucarëve dyqanet i kishin ne qender te pazarit ndersa te tjeret ne periferi, disa punonin dhe ne shtepi apo ne porten e shtëpisë.

 

Këpucarët e ‘dorës së dytë’, ballomatarë, shërbenin dhe si ambulantë, lagje me lagje, trokisnin portë më portë dhe therrisnin:

 

“Kush ka këpucë për të meremetuar?!”.

 

Mblidhnin disa palë, vendosnin futanë e veglat përpara dhe i riparonin ne çast, ulur ne ndonje sofá porte.

 

Nga më të vjetrit kepucarë që ‘luanin’ me zanatin ishin Tase Bubuni, Pilo Tushe, Miho Lani, Sotir Kristo, Odise Paskali, Miho Burdhima që mësoi zanat nga babai i tij Qakua, etj.

 

Këta dhe te tjerë bënin dhe shollët me xhufka dhe këpucët me proka me hundë.

 

 

Balli i punës në këtë profesion kanë qënë vetë gjirokastritët: Sulo Çuberi, Hasan Bozgo, Rustem Shkurta, Thoma Naka, Isuf Kore, Reis Kore, Hajri Aliu, Mufti Hasho, Kristaq Aleksi, Kane e Çavo Tana, Jaho Angoni, Kasëm Mene, Odise Paskali, Zilfo Bakalli, Qemal Çela, Zija Çela, Javer Mene, Misto Puleri, Nustret Dhrami, Malo Karabina, Tare Hashorva, Vangjel Koçollari, Garito Zisi, Niko Qifti, Vaso Gjini, Zoto Naka etj.

 

Disa dhe kanë drejtuar reparte e sektore ne fabriken e kepuceve dhe ndermarrjen e riparim–shërbimeve.

 

Zanatin e këpucarit në Gjirokastër e kanë ushtruar edhe lunxhotë, dropullitë e selciotë me banim ne qytet si Kolë Qirka, Qirjako Nano, Thoma Margariti, Vasil Margariti, Andrea Kaçi, Kiço Neto, Sotir Karasa, Miho Kuruni, Jorgo Bezati, Jorgo Dule,etj.

 

Profesioni i kepucarit si artizanat edhe sot eshte i pëlqyer. Veçanërisht moshat e medha bëjnë këpucë me porosi vetëm tek ustallarët e vjeter.

 

*Ndalohet kopjimi apo riprodhimi i artikujve pa cituar burimin /GjirokastraOnline.com