Ja si Mori Fund Historia e Gjaqeve në Gjirokastër që në kohen e Ali Pashës sipas Johan Georg fon Hahn!

…Në kohën e Ali Pashës ne Gjinokaster kishte pak familje që nuk ishin ne gjak dhe menyra e ndertimit te shtepive që përshkruem me siper, tregon kjartë se ato ishin caktue per me i mbrojte banoret në kohna rreziku.

 

I zoti i konakut që kishte ra ne gjak me nji te fortë , ne disa raste te gjithë jetën e kalonte në shtëpi, pa dale fare jashte dhe nji ndalim i përgjithshem i gjaknave ndodhte shumë rallë në qytet…

 

 

Asnji ditë nuk kalonte ku te mos luftonin dy shtëpia shoq me shoq. Nganjëherë lufta ndizej ne te gjithe qytetin, sepse pervec armiqve privatë, kishte dhe grindje politike te partive dhe kur ishte ndonji cështje me randësi, rrokte armët edhe krejt popullata njëherësh.

 

Kur e kërkonin interesat e qytetit, atëherë luftimet ndërmjet qytetasve pushonin, partite kundershtare bashkoheshin ne disa raste per nji ndermarrje te përbashkët dhe mbas mbarimit te saj fillonin perseri lojën e vjetër.

 

Por zakoni i gjakut u kundershtoi përpjekjeve te tij (Ali Pashës) dhe u zhduk vetem prej Sadrazemit te Madh, i cili pasi rrëzoi pashën e Shkodres, kur po kalonte nëpër Shqipni, ndaloi edhe ne Gjinokaster dhe caktoi aty per shlymjen e gjakut 1200 pjastra.

 

 

Ata që ishin ne gjak shpejtuen me e la shumën ne fjalë dhe prej kësaj dite duelen ne Pazar dhe mbushën rruget.

 

*Ndalohet kopjimi apo riprodhimi i artikujve pa cituar burimin /GjirokastraOnline.com