Isuf Jaho me Kamionin Italian, Pjesë e Brezit të Parë të Shoferëve Gjirokastrit!

Shoferi gjirokastrit Isuf Jaho i përket brezit të parë të shoferëve gjirokastrit.

Pas emigrimit ne Amerikë, ne vitin 1922 erdhi në Gjirokastër dhe me paratë e fituara bleu një kamion te mbuluar, (që shikoni ne foto) markë italiane, te perdorur, me goma te mbushura jo me kamardare.

Me këtë mjet ai çonte posten ne Tepelenë, Memaliaj dhe Janinë.

Bënte dhe transport te udhetareve e mallrave.
Ishte nga shoferët e parë që bashkoi mjetin me shoqërine anonime te transportit ‘Auto-Gjirokastra-Ekspres’, e cila punonte me statut dhe objektiva konkrete ne sherbim te udhetareve dhe tregtareve.

Profesionin e shoferit Isufi e vazhdoi edhe pas çlirimit te vendit. Punoi deri sa doli ne pension. Nga jeta u nda ne moshen 65 vjeçare, ne vitin 1968.

*Ndalohet kopjimi apo riprodhimi i artikujve pa cituar burimin /GjirokastraOnline.com