Isa Bajo “Mjeshtër Kërkimesh”- Figurë e Shquar e Gjeologjisë Shqiptare!

Sot mbushen 3 vjet nga ndarja e Isa Bajos nga jeta, një nga inxhinieret me te pasionuar per profesionin e gjeologut, i dashur e i respektuar edhe nga banorët e Gjirokastrës, qyteteve e fshatrave ku ai punoi dhe realizoi kërkimet në terrene te komplikuara gjeologjike ne kushte shume te veshtira.

 

Ne vitet 1956-1961 kreu Fakultetin Gjeologji-Miniera dhe u diplomua Ing. Gjeolog. Mbas mbarimit te studimeve u emerua ne ish Ndermarrjen Gjeologjike te Kukesit ku punoi deri ne vitin 1967. Aty drejtoi punimet e zbulimit ne vendburimin e bakrit ne Gjegjan dhe hapi perspektiven bakërmbajtese te ketij rajoni te thellë.

 

Nga fundi i vitit 1967 e deri ne vitin 1991, me daljen ne pension, Isai punoi ne ish Ndermarrjen Gjeologjike te Gjirokastrës.

 

 

Isa Bajo hartoi projektin e pare per kerkimin e kriprave ne Dhrovjan, qe u kurorezua me kapjen e pare dhe me zbulimin e te parit vendburim te kriprave ne Shqiperi vendburim që u shfrytezua deri ne ndrrimin e sistemit.
Ne vitin 1985 fitoi graden kandidat i shkencave, dhe me pas, Doktor i Shkencave ne vitin 1994.

 

Gjate aktivitetit gjeologo-kerkues Isa Bajo ka kontribuar edhe në gjetjen dhe zbulimin e disa vendburimeve te alabastrit ne Çiflig, te fosforiteve ne Fushë-Bardhë si dhe ka qënë bashkëautor në të gjitha hartat gjeologjike te Shqiperisë ne shkalle 1:200 000, per pjesen jugore te vendit. Botimet dhe studimet e tij jane nje trashëgimi konkrete per brezat e ardhshem te gjeologeve.

 

Per punen e tij, ne fushen e kerkim-zbulimit te mineraleve te dobishme eshte vlerësuar me disa “Medalje Pune”.

 

 

Isa Bajo u lind ne Tirane me 25 Dhjetor 1937. Ne vitet 1956-1961 kreu Fakultetin Gjeologji-Miniera dhe u diplomua Ing. Gjeolog.

 

 

Ne Gjrokaster u martua me Vojsava Erindin me të te cilën lindën tre djem. Vitet e fundit gjate dimrit banonte ne Tirane, ndersa gjatë verës shkonte ne Gjirokastër ne Lagjen Cfakë.

 

 

*Ndalohet kopjimi apo riprodhimi i artikujve pa cituar burimin /GjirokastraOnline.com