Intelektuali që mbante "7 Kunguj në një Sqetull", dashamirës i talenteve te reja! Ky ishte Muharrem Bejleri nga Libohova!

“Djalë, kujdes nga qafa e lartë” -shprehej Muharrem Bejleri, i etiketuar si intelektuali që mbante “7 kunguj në një sqetull”.

Muharrem Bejleri nga Libohova edhe nje kafe nuk e pinte në Pazar të Gjirokastrës. Me studime të larta në Hungari u kthye andej me nje valixhe te mbushur me libra gjeografie, asnje veshje apo dhurate, per vete apo per botë.

Kështu flitej për të dhe vlerësohej njeri i punës dhe kultures. Kafenetë dhe rostiçeritë, te pëlqyera per shume intelektuale te asaj kohe, nga vitet 60 e lartë, nuk i kishte në program. Punë e studime. Nga shumica qytetare vleresohej intelektual, ndersa nje pakice, ziliqarë, edhe thoshnin “sikur çoç ka bërë!”.

“Djalë, kujdes nga qafa e lartë”, ishte një nga shprehjet e kujtuara dhe sot, këshillë që ua jepte te rinjvë të pasigurt në detyrat apo vendimet që duhet të merrnin. Për punë e studime që Muharrem Bejleri i kryente vullnetarisht, pa honorare, ishte etiketuar si njeriu që mbante “7 kunguj në një sqetull”, ndryshe nga të sotmit intelektualë që mbajnë 7 e më shumë për të mbushur xhepin me “marinarë”, shperblime te larta ne bordet ku marrin pjese.

Një gjirokastrit kujton se Muharrem Bejleri ishte dashamirës i talenteve te reja. Bënte çmos që ata të ndiqnin studimet, sidomos per fituesit e konkurseve.


“Trokita në zyrën e seksionit të kulturës, -kujton ai. Të kam thirrur per nje lajm te mire, nga neser e tutje je nxenes i Liceut Artistik te Tiranes se ke fituar konkursin e pikturës të organizuar në Gjirokastër.” E dëgjoja dhe nuk thoshja ndonjë fjalë, dhe për miratim.

“Nuk gëzohesh? Këtë konkurs e fitojnë pak veta, -vazhdoi. Ke talent dhe duhet ta zhvillosh. Kur te kthehesh, eja prap e me vë ne dijeni!”, ishin fjalet e tij te fundit shoqëruar më shprehjen “Djalë, kujdes nga qafa e lartë?!”që e mora si këshillë miqësorë dhe aspak per ta vene ne mendje.

Unë nuk shkova në Lice, se në atë konkurs kisha hyrë sa për të provuar veten por jo që te bëhesha piktor. Mora tjetër drejtim në jetë dhe pas disa vitesh, Muharrem Bejlerin e takoja shpesh në pallatin e kulturës ku ai ishte drejtues i institucionit dhe unë merrja pjësë në mbremjet e medha të vallzimit. Ai nuk futej ne sallen e vallzimit, po qëndronte deri në mbyllje te aktivitetit, me merakun mos “ndodhte gjë”, i vinte vet çelsin deres se madhe të pallatit”.

Muharem Bejleri drejtoi jeten artistike ne qytet per shume vite po u ngarkua edhe me detyra të tjera, mësues dhe drejtor i gjimnazit “Asim Zeneli”, Shef Seksioni i Arsim Kulturës, vullnetarisht shkoi edhe ne shkollen e Lazaratit, më pas Drejtor i Trupave Profesioniste me teatër, estradë, teatër të kukllave dhe cirkut.

I fortë në kalem, ngarkohej me materiale studimore, punë papagesë në atë kohë, që i kryente me pergjegjesi intelektuale dhe profesionale. U aktivizua edhe ne historikun e qytetit sidomos per kapitullin e Luftes Antifashiste Nacional-çlirimtare dhe periudhën e rindërtimit të vendit.

Ishte intelektualë dhe profesionist. I tillë kujtohet!

Shpërndani artikullin në rrjetin tuaj social duke klikuar te ikona e saj!
/Ndalohet kopjimi apo riprodhimi i çdo materiali pa leje dhe pa citimin: GjirokastraOnline.com