Ibrahim Alizot Emiri - "Nxënësi i Shkëlqyer i Koto Hoxhit" që u Vlerësua me Çmim për Projektin "Bar Kupola" në Përmet!

Në vazhdim te rubrikës tone “Nxënës të shkëlqyer” të shkollës Koto Hoxhi në vite, ju kujtojmë se drejtoria e kësaj shkollë në vitin shkollor 1957-1958 ka shpallur të shkëlqyer nxënësit Ibrahim Alizot Emiri, Meri Thoma Zhusti, Eli Andon Kabili dhe Engjëllushe Hidajet Shehu.

Këtë radhë po ju njohim me jetën dhe aktivitetin e ish-nxënësit të kësaj shkolle Ibrahim Emirit që nga shkolla ku hodhi hapat e para në rrugën e diturisë, ruan kujtime te veçanta.

Me librat ne nje çante robe me ryp te hedhur kraheve e me shallin e pionierit ne qafe, kujton Ibrahimi, shkoja çdo mengjes per ne shkolle neper rrugicat e lagjes Palorto, qe gjarperonin tatepjete deri sa arrinin ne lagjen Varosh.

Ne dimer e ne vere, ne kohe te mire e te keqe, me diell, me shi e me bore, ne te ngrohte e ne ngrica, çdo mengjes une pershkoja ato rrugica pa kalldrem, duke kaluar fillimisht te shtepia e Kolo Vitos, me pas tek ajo e Sejdo Tartales e pastaj te tre shoket e ngushte shkonim bashke ne shkolle.

Ne kohe te keqe e me shi, megjithese rrugen e benim me nxitim, ne shkolle mbrinim te qullur e te mardhur, ngjisnim shpejt shkallet e drurit e, sapo futeshim ne klase, grumbulloheshim rreth sobes me zjarr per tu ngrohur e per tu thare sadopak, para fillimit te mesimit.

Ndodhte qe e gjenim klasen te mbushur me tym te kthyer nga era, e ashtu neper tym me syte qe na lotonin, hapnim dritaret e vjetra per tu ajrosur e te lagur uleshim ne bange, duke pritur te hynte mesuesi.

 

Ndryshe ndodhte kur koha ishte e mirë.

Para se te venim ne shkolle, benim nje pushim te shkurter ne sofatin poshte shtepise se Sejdos, sofat me rasa guri anes rrugices që e zinte mirë dielli e i mbrojtur nga era.

Ishte vend ideal per te bere nje pushim te shkurter ne mengjes, per te kontrolluar ndonje detyre a per te perseritur ndonje mesim. Qendronim aty sa kalonte drejtor Azisi e pastaj mesuese (zonjushe) Hajrina e pastaj ja mbathnim vrapit per ne shkolle.

Hanim me kenaqesi aty ndonje shegë a ftua, qe sillte Kolua nga baçja, ose çanim me gur mbi rrasat e sofatit ndonje kokërr arre apo bajame, nëse na ndodhej.

Ate sofat e konsideronim si qoshen tone te ngrohte te mengjesit, derisa nje dite u tmerruam dhe e braktisem perfundimisht, mbasi morem vesh se policia kishte gjetur poshte rasave te gurit disa mina, te ngelura qe nga koha e luftes. Ne, ndonse kishim qendruar vazhdimisht mbi mina e kishim çare edhe arra mbi to, Zoti na kishte shpëtuar mrekullisht!

Sikur te mos mjaftonte qe femijeria jone te ishte shume e varfer, duhej te ishte e rrezikuar edhe nga minat, mbeturina te luftes, nga te cilat per fat te keq humben jeten apo u gjymtuan disa bashkëmoshatarë.

Mbasi mbaroi shkollën 7 vjecare Koto Hoxhi, Ibrahimi nisi studimet ne gjimnazin Asim Zeneli dhe në vitin 1967 përfundoi ato të larta për inxhinier ndërtimi. Nga ky vit nisi punën në Përmet si kryeinxhinier ndërtimi, Arkitekt, Konstruktor, K/Specialist, Shef Seksioni i Ndertimit.

1993-1995 ne Firmen e Ndertimit “Ndipenser” shpk -Fier, si Drejturs Teknik, nga 1996 – 2013 ne Kompanine “Triss-Ndërtim“ sh.p.k. – Tirane.

Është shquar në projekte te ndryshme urbanistike, qytetare e industriale ne rrethet : Permet, Lushnje, Fier, Tirane, Shkoder, etj, si bar-restorant “Kupola” ne parkun e shlodhjes Permet, vleresuar me çmim te pare per harmonizimin e arkitektures me artet e aplikuara, ne Konkursin Kombetar me rastin e 45-vjetorit te çlirimit te vendit.

Në zbatim dhe organizim te punimeve per nje numer te konsiderueshem objektesh, te ndertuar ne rrethin e Permetit gjate 25 vjeteve, ne firmen “NDIPENSER”shpk, Fier 3 vjet dhe ne kompanine “TRISS-NDERTIM” sh.p.k. Tirane 17 vjet. Ka kryer kualifikike, kurs pasuniversitar si konstruktor, pergjegjes grupi preventivi per disa objekte ne Kombinatin Metalurgjik Elbasan, ka udhehequr ne diplome studente per Arkitekture dhe Konstruksion. Punon me literature ne gjuhet Italisht, Frengjisht, Rusisht.

*Ndalohet kopjimi apo riprodhimi i artikujve pa cituar burimin /GjirokastraOnline.com