I pari në Gjirokastër me Talika, karroca e tërhequr nga 6 kuaj, dhe historia e mbiemrit Bediava

Jani Bediava është i pari në Gjirokastër që, bashkë me djemtë, Pandon dhe Vasilin, kanë përdorur Talika, karroca të tërhequra nga 6 kuaj, për transportin e udhëtarëve dhe mallrave në rrugën Janinë Gjirokastër e kthim.

 

Me mbiemrin e parë, të vërtetë Ziko, udhëtarët, me kohë, ia ndryshuan, mbasi punonte më lirë se të tjerët. Nga ajo kohë, mbiemri i ri është përcjellë nga njëri brez në tjetrin dhe sot e trashëgojnë pasardhësit në lagjen Pazar i Vjetër dhe Varosh.

 

 

Jani dhe djemtë këtë punë e kanë kryer në gjysmën e shekullit të 19-të dhe atë të 20-të. Puna ju ecte mirë po jo pa vëshirësi e rreziqe.

 

Në rrugën Janinë-Gjirokastër dhe kthim, çeta hajdutësh zinin prita dhe plaçkitnin. Me Pandon ndodhi dhe me keq, ra në prit nga hajdutët dhe në përleshje më ta, për mbrojtjen e mallit, jo vetëm u plaçkit por dhe u vra nga hajdutët afër Kallpaqit, në vitin 1908.

 

Vasili, pas ngjarjes së hidhur, me shtëpi në Pazar të Vjetër, shtëpi e madhe, sa nisën të lëviznin makinat e para, u tërhoq nga udhëtimet, hoqi dorë nga Talika e tërhequr nga 6 kuaj.

 

Dy nga djemtë mësuan në gjimnazin Zosimea të Janinës ku edhe rrojtën deri në ditët e fundit e lanë edhe pasardhës. Në Pazar të Vjeter, djali tjetër, Nasua, mësoi zanatin e shoferit dhe u be i dëgjuar në këtë profesion.

 

 

*Ndalohet kopjimi apo riprodhimi i artikujve pa cituar burimin /GjirokastraOnline.com