Historia e Veçantë e Ndërtimit të Rrugës me Asfalt të Fshatit Mashkullore të Gjirokastrës!

Ajo u ndertua ne nje kohe kur rruget e fshatrave hapeshin e shtroheshin me zhavor por jo dhe me asfalt gjë që ndodhte shumë rallë.

Po si ndodhi që kjo rruge u hap gati e re dhe u shtrua me asfalt?

Nje dite gushti te vitit 1987 nje autobus me 50 turiste francezë bëri përpjekje të shkonte në fshat po mbeti që në kthesën e parë mbi baxhon e sotme dhe turistet rrugën e bënë me këmbë.


Në qendër të fshatit francezët u befasuan nga madheshtia e rrapit historik, nga vizita ne muze dhe bisedat me arsimtaret që i njohen dhe me Luftën e çetës së Çerçiz Topullit.

Nga mikëpritja dhe historia e fshatit, turistët francezë ngelen të kënaqur po nuk harruan që, në takim me “djalin e fshatit”, Flamur Çanin, atë kohë Kryetar i Komitetit Ekzekutiv të Rrethit të Gjirokastrës, të ankoheshin per rrugën dhe të sugjeronin që Mashkullora të kthehej në fshat turistik.

Nga ajo dite e ne vazhdim me vendim filloi pastaj ndërtimi i kësaj rruge që u shtrua dhe me asfalt dhe që sot e kesaj dite bashkefshatarët po dhe të tjerë që shkojnë në Mashkullorë me makina ia dijnë për nder francezëve po në radhe të parë ish-Kryetarit, se dhe sot ata thone” Këtë rrugë e ka bërë Flamur Çani”.

*Ndalohet kopjimi apo riprodhimi i artikujve pa cituar burimin /GjirokastraOnline.com