Gurëgdhendësi që jetoi 101 vjet, i patrembur nga tensioni e diabeti, pasionanti ndaj verës me kanaçe Kristo Koçollari

Kristo Koçollari, 1850-1951, rrojti 101 vjet. Në ’14-ën erdhi në Gjirokastër. Punoi murator e gurëgdhendës, specialist për muslluqet dhe kalldrëmet.

Ndërtoi shtëpi ne Gusmar, Progonat e Nivicë, mori pjesë në ndërtimin e gjimnazit, centralit elektrik, hotel Sopotit, etj.

Bente jete te rregullt, ushqimin nuk e zgjidhte, i pelqenin gjellet me luge po dhe byreqet me lakra e presh, lakrori me mish derri, vera qe e pinte me kanaçe, sa dehej, dhe ne moshe te madhe pa u trembur nga tensioni e diabeti.

Hante mish pasterma, turshi qe i bente vete, me domate, laker, speca. Pelqente trahanane, osat, petrat.

Gjelle te pare kishte fasulet dhe thierzat.

*Ndalohet kopjimi apo riprodhimi i artikujve pa cituar burimin /GjirokastraOnline.com