Gjirokastriti më jetëgjatë i evidentuar deri më sot! Beqir Mosho kapërceu shekullin dhe nuk do e besoni sa jetoi e punoi akoma...

Gjirokastriti Beqir Mosho, të paktën deri më sot, themi se është gjirokastriti më jetëgjatë. Lindi ne vitin 1814 në lagjen Manalat i Dytë ne nje shtepi te madhe me tradita dhe zakone vendi dhe u nda nga jeta në vitin 1934. Jetoi plot 120 vjet!

Ai u martua me Sajemenë nga familja Babameto, fis i madh, me hyrje dalje, krushqira brenda Gjirokastres. Linden tre djem dhe nje vajzë, Nazifin, Servetin, Resmien dhe Ganiun. Ganiu mori shpejt rrugen e mergimit, perpara shpalljes se pavaresise se vendit, me 1912. Shkoi në Amerike ku me pas u mblodh bashkë me vëllanë, Nazifin i cili, mbas 40 vjet emigracion, u kthye ne Gjirokaster ku edhe vdiq.

Burrë pazari, ai ishte shume i dhënë pas puneve dhe shtepise, i forte fizikisht nuk iu nda punes dhe ushqimit. Pa sëmurur kurre, jeten e shkoi me buze në gaz, me “kenge e valle”.

Kaperceu shekullin e thoshte nuk dua te jetoj më, po punoi e jetoi edhe 20 vjet te tjera, me gojë e në këmbë, pa iu dridhur duart.

I ngopur nga jeta, hater mbajtur nga perendia, siç shprehej, la amanet që, ne ceremonine mortore te mos qahej e te percillej me orkester. Dhe kështu u veprua. Në ceremoni, e madhe nga pjesemarrja, tërë qyteti, te aferm e miq te larget nga fshatrat, u shoqërua me tingujt melodiozë të orkestrinës popullore te qytetit.

*Ndalohet kopjimi apo riprodhimi i artikujve pa cituar burimin /GjirokastraOnline.com