A e Dini se më Parë ka Ekzistuar një Shoqatë e Barinjve? - Ja Kush e Drejtonte dhe Çfarë Qëllimi Kishte!

Nuk dimë që sot ne Gjirokaster te ketë ndonje shoqëri të barinjve që të mblidhen e te ‘qajne hallet’ e tyre, por ju kujtojme se nje shoqeri e tillë ekzistonte ne Delvine.

 

Ajo u formua me 10 gusht 1922 dhe merrnin pjese edhe barinj nga qyteti e me shume nga fshatrat e Gjirokastres.

 

Qëllimi i shoqërise ishte te mbronte interesat e barinjve dhe perhapjen e eksperiences ndermjet tyre, por dhe per trajtimin e problemeve që lidheshin me zhvillimin e blegtorise, tregtimin e bagetive, mbrojtjen nga semundjet etj.

 

Shoqëria kishte statut dhe kryesia përbehej nga Kryetar Hysen Aliko (Zhulati), zv kryetar Qazo Çuçi ( Delvina) dhe arketar Dine Naqe Janovlashi.

 

Kryesia merrej me sigurimin e kullotave te bagetive per kohen e dimrit dhe ate te veres, administrimin e te ardhurave dhe ndihmen per familjet me te varfera te barinjve.

 

Nje nga detyrat e anetareve te shoqërise ishte detyrimi per te treguar numrin e sakte te bagetise dhe fitimi ndahej sipas kapitalit që kish vene çdo anetar i saj.

 

*Ndalohet kopjimi apo riprodhimi i artikujve pa cituar burimin /GjirokastraOnline.com