Dita Botërore e Radios- Kur Gjirokastritët e Dëgjonin Radio-Gjirokastrën në Mes të Pazarit

 

Sot ne Diten Boterore te Radios eshte rasti te kujtojme edhe shkurt historine dhe kroniken e Radios Lokale Gjirokastra qe, si cdo institucion edhe Radio Gjirokastra ka historine dhe kroniken e vet.

Si vit krijimi dhe qe festohet eshte vitit 1945. Nisi nga njera ne tjetren shtepi te lagjes Palorto dhe pastaj ne shtepine e Aleks Çeçit deri afer vitit 1974 kur apraturat, edhe te reja u vendosen ne godinen e re qe njihet sot me emrin Radio-Televizioni Gjirokastra.

Shume vite per mungese te aparateve te degjimit, ne Mesin e Pazarit ne nje shtylle elektrike ishte vendosur nje altoparlant i madh nga i cili percilleshin lajmet dhe programet muzikore te radios. Nje altoparlant i vogel ishte vendosur dhe ne hyrje te portes se madhe te postes se qytetit ne rrugen qe shkon per ne nenkala.

Ne foto elektricistet e qytetit Shpetim Karaulli dhe Haxhi Daci

Programi i radios fillonte gjithmone me sinjalin e njohur dhe zerin e spikeres “Ju flet Radio Gjirokastra” dhe pastaj programi me muzike popullore qe ne historine e ketij institucioni nuk i eshte ndryshuar tematika dhe nje dite te vetme deri afer vitit 1990.

Valet e Radio –Gjirokastres ne fillimet e trasmetimit degjoheshin brenda qytetit e deri ne Kordhoce dhe garnizon ndersa ne fshatra aty ketu.

Ato u shtrine ne nje hapesire fizike dhe virtuale me te madhe me ndertimin e radiostacionit afer me Fushen e Vjeter te sportit dhe me vone me stacionin e madh te ngritur afer fshatit Bulo.

Me funksionimin e tyre dhe rritjen e kapacitetit te degjimit, nisen edhe bisedat telefonike me korrespondentet vullnetare nga krahinat si Pogon, Zagori, Golem, Vrisera, etj dhe qytetet Sarande, Permet e Tepelene.

Ne kete institucion kane punuar gazetare profesioniste, teknike dhe inxhiniere te kualifikuar dhe te perkushtuar qe programet e saj te trasmetoheshin cdo dite.

Ne kete radio ka patur dhe vazhdon emisioni i perditshem ne gjuhen greqisht.

Ne programin e Radio-Gjirokastres jane levruar te gjitha gjinite gazetareske nga radio-reportazhi, bisedat telefonike, radiotregimet e radiodramatizimet, emisionet tematiko-muzikore.  Pas viteve 1980 ndeshjet nga stadiumi trasmetoheshin drejtpersedrejti nga Frederik Fico, Piro Qiqi etj.

*Ndalohet kopjimi apo riprodhimi i artikujve pa cituar burimin /GjirokastraOnline.com