Dasma, Traditë dhe Vargje në Labovën e Zhapës të Gjirokastrës

Ne Labovë të Zhapës ne rrethin e Gjirokastres dita e te zenave shoqerohej me vajtjen e njerezve te djalit ne shtepine e vajzes, per te uruar, qe shoqerohej me krisma pushke, piheshin kafete, beheshin qerasje, muzike me saze, kendohej:

Ky trapezi veseli, veseli,
C`na ujdisi kjo krushqi,
Te dy palet sevdalli.
Te dy palet hoxhaklli.
U gezofshin me femi…

Nusja e nisur dhe e solisur, qeraste krushqit me liker, llokume, raki, fruta dhe ne shumicen e rasteve shtrohej edhe dreke dhe shkembeheshin nishanet, bashke me dhurata e te holla, shoqeruar me kenge:

Bore e bardhe mbi Smokthine,
Zgjidhni djema vajzerine,
Mos shihni gushen e gjine
Po sojne e nikoqirine…

Nje jave te tere si shtepia e djalit dhe e vajzes pershkohej nga pergatitjet dhe festimet. Moment i veçante vleresohej ruajtja e qethja e dhenderit, e cila shoqerohej me kenge si :
Berberi qe rroi mbretne
Na rroje dhe Pano bene…
………………………………
Xhvishi rrobat e djalerise
trim more,
Vish ato te dhenderise,
se te gjejne djemat ne rruge
Edhe te zene me gure…

Gjate qendrimit ne shtepine e nuses, me kenge e batuta ngacmohej dhenderi, ndersa kur nusja i afrohej pragut te portes ‘ ku do shkoje jete’, nje grua e prêt me nje djale te mitur me nene e baba, qe ia vendosinin ne preher ne kuptimin qe “ na prufsh djem! Pak me tej, nje prites tjeter, me nje tas me mjalte ne dore dhe fillon kenga:

Lyeje doren me mjalte,
moj xhiko nuse,
Te embelsosh brenda dhe jashte, Nuse, ku kalle kembet-o
Te rencin dhembet-o
Ajo i lyen dhe ben me te nje kryq mbi porte, si per te premtuar se do te bjere embelsi dhe mbaresi.

Kur shtrohej trapezi, fjalet me te bukura te kengeve ishin per çiftin, prinderit, motrat dhe vellezerit. Hijshem shfaqej çast i takimit te çiftit. Nusja e percjelle nga shoqe, zinte vend ne dhome, nderkohe qe dhenderi çapitej kokeulur mes zerave. Ai u puthte doren te medhenjeve e kerkonte falje, ndersa bashke moshataret e te vegjelit benin sikur e goditnin me grushte…

*Ndalohet kopjimi apo riprodhimi i artikujve pa cituar burimin /GjirokastraOnline.com