Britanikët bëhen Gjirokastritë - Shpikin Tualet me 2 Funksione!

Nga Londra na vjen një lajm mbi një shpikje të re se si mund të kursehen hapësirat e tualeteve, sidomos kur janë shumë të ngushta. Me siguri ndonjë nga Gjirokastritët që kanë shkuar në Londër ia kanë mbushur mendjen pronarit të “Boozer”, në Islington të Londrës.

 

Sipas të përditshmes britanike “Mirror” shpikja konsiston në një kombinim të shkaruesit të tualetit me lavamanin. Mqs lavamanët mungonin në hapësirat e ngushta, pronarët vendosën të krijojnë diçka inovative.

 

Ja si e shpjegon hidrauliku Martin këtë shpikje:

 

 

“Një projekt i tillë, ku lavamani qëndron mbi shkarkuesen do të popullarizohet shumë, duke qënë se ka 10 vite që testohet. Depozita nën lavamanin e ujit është e mbushur me rubinetin që përdoret për të larë duart, ideale për zona të ngushta. Më pas janë ndarë tubat e ujit të pastër me atë shkarkues…”

 

 

Tani me siguri që këtë shpikje e kanë marrë nga ndonje Gjirokastrit.

Jeni apo s’jeni dakord?!

 

 

 

*Ndalohet kopjimi apo riprodhimi i artikujve pa cituar burimin /GjirokastraOnline.com