Bido Jaupi - Shoferi që Pruri Mjetin e Parë në Gjirokastër, dhe la të Çuditur të Gjithë!

Mjeti i pare i beri gjirokastritët me krahe, udhetimet terheqese e te kendeshme, rriti komunikimin brenda e me fqinjet, sidomos me Janinen, edhe pse akoma agojate me kuaj dhe Talika, vazhdonin udhetimet qe nisnin pa gdhire e ngryseshin me hënë.

 

Mbritja e ketij automobili, sic ka treguar shoferi veteran gjirokastrit Tasin Shameti, pjesemarres ne ceremonine e rastit, ishte mjaft mbreselenese…

 

Gjirokastritët, sa mësuan per automobilin, mbushën Sheshin e Policise. Disa mbanin dhe lule ne duar.

 

 

Sa mbriti Bidua, te rritur e femije, e rrethuan dhe nuk ia ndanin syte atij dhe makines qe per te gjithe ishte si çudi, si dhurate nga zoti.

 

Ajo i befasoi dhe falenderonin shoferin e ri ne moshe, djale i forte, i beshem, ezmer, me floke te dredhura dhe pis te zeza, te leshuara mbi balle.

 

Ai i binte borise dhe, kur ndaloi perpara klubit qe me vone, ne kohe te pushtimit italian mori emrin « Bella Venecia », urimeve u pergjigjej me buzeqeshje dhe fjale te mira. Femijet shtyheshin per te prekur makinen, te kapnin timonin dhe te zinin vendet per udhetimin e pare, kur Bidua te mbyllte makinen ne lagjen « Dervish Bej » (sot lagjja Punëtore).

 

Keshtu gjirokastritët priten me hare automobilin e pare, te mbuluar, qe ngjante me nje “shtepi levizese çudiberese”, siç perceptohej nga femijet qe zakonisht zinin vend ne fund, mbi mallrat qe shtroheshin ne nje ane dhe nga te tundurit ngjisheshin e mbi to rehatoheshin si ne çilte.

 

Nga dita e pare e ne vazhdim, me “Arushen” Bidua levizte brenda qytetit e jashte, ne Janinë, Përmet, Tepelenë e Sarandë. Nuk njihte ditë pushimi. Ne festat lokale dhe te dielat, punonte per llogari te familjeve te pasura, Pazarit te Vjeter, Varroshit e Palortos qe preferonin shetitjet ne Topullaraj, Leknjas, Libohove etj.

Sa kthehej ne sheshin e Policise e prisnin femijet e lagjes qe i merrte “kaluar” deri poshte Bendit, prane shtepise. Ate cope rruge, e madhe per boten e tyre te vogel, e shoqeronin me urra dhe vargje “ Arush e malit fluturon, Bidua zemren na gezon”.

 

Kjo histori ndodhi nje dite gushti të vitit 1921.

 

*Ndalohet kopjimi apo riprodhimi i artikujve pa cituar burimin /GjirokastraOnline.com