Bekim Fehmiu - Aktori Shqiptar me Famë Botërore Vizitë Mbresëlënëse në Gjirokastër!

Si sot, në 20 prill të vitit 1972 erdhi për një vizitë dyjavore në Tiranë, aktori shqiptar (kosovar) me famë botërore Bekim Fehmiu.

 

Gjatë kësaj vizite, Bekim Fehmiu do të vizitonte edhe qytetin e Gjirokastrës dhe Saranden.

 

 

Në Gjirokastër, i shoqëruar nga personalite te artit e kultures ne rreth, ai vizitoi qytetin, Kështjellën, Muzeun Kombetar te Armëve dhe shtëpinë-muze të Enver Hoxhës.

 

 

Gjatë vizitës në Muzeun e Armëve në librin e përshtypjeve të Muzeut ku gjeti të ekspozuar dhe një fotografi të ngritjes së flamurit në Vlorë, në të cilën dukej dhe i ati, shkroi:

 

“Jam krenar që jam shqiptar”.

 

Për nder të aktorit të madh, trupa e teatrit profesionist dha shfaqjen “ Shtëpia në Bulevard”.

 

 

Në vazhdim të vizitës, kur pa Sarandën dhe Butrintin u shpreh:

 

“Këto janë vende të mrekullueshme, do t’u them të gjithë kosovarëve të vijnë dhe të pushojnë këtu“.

 

 

Bekim Fehmiu u rikthye në Shqipëri dhe në vitin 2000.

 

Bekim Fehmiu, do të bëhej i njohur fillimisht në kinematografinë jugosllave dhe pastaj në atë europiane e botërore me kryeveprat e tij:

“Morgan: A Suitable Case for Treatment” (1966),
“Odissea (1968), përkrah aktores greke (me origjinë shqiptare) Irene Papas,
“The Adventures” (1970), “The Deserter (1971),
“Permission to Kill” (1975),
“Black Sunday” (1977)
dhe të tjera kryevepra me famë botërore, si
“Disperamente Giulia” (1989).

 

Bekim Fehmiu u gjet i vdekur në apartamentin e tij në Beograd më 15 qershor 2010. Ai ishte 74 vjeçar.

 

*Ndalohet kopjimi apo riprodhimi i artikujve pa cituar burimin /GjirokastraOnline.com