"Banka e Nako Liles" - Kafeneja e "bankierit" nga Pazari i Vjetër që mori famë botërore

Nako Lilia, me shtëpi pranë kishës së Shën Sotirit në lagjen “Pazar i Vjetër” të Gjirokastrës, lindi rreth vitit 1870. Në vitet e fundit te jetës kaurdisej me para të pakta që nxirrte nga puna në një kafene afër tregut, në Bashte të Teqesë. Po si ndodhi që kafenea ku shërbente mori emrin “Banka e Nako Liles”?

Më parë Nako Lilia kishte punuar llogaritar, edhe ne familjen e madhe Topulli, po kur e lanë syte, në vitet afër pleqërisë, u mblodh me punë në një kafene sa një “vrimë miu”, ku shërbente pak meze dhe raki, më shumë raki kumbulle, shumica, fshatarë te varfër që, në ndonjë rast thyenin edhe ndonje lek për psunisjet e ditës. Kur këta shkonin tek fajdexhinjtë e qytetit, për të marrë lekë borxh apo me interes, ata i përcillnin duke u thënë me ironi: ”

– Shkoni tek “Banka e Nako Liles!”

Fillimisht kjo shprehje u mor me shaka po pak e nga pak nisi te perdorej dhe te mbetej, sikundër përdoret edhe sot. Nëse dikush, dhe jo vetëm në Gjirokastër, kërkon borxh, tjetri që nuk i jep, me të qeshur e me të ngjeshur, në majë te gjuhës e ka shprehjen “Shko në Bankën e Nako Liles”.  Shprehja nuk ka mbetur vetem në memorjen e qytetit ku lindi, dhe përdorimin e saj nga gjirokastritët, por dhe është ndërkombëtarizuar.

Ata, udheheqës të politikave monetare, kur iu është dashur, e kanë përdorur këtë shprehje per interes të tyre.

 

 

*Ndalohet kopjimi apo riprodhimi i artikujve pa cituar burimin /GjirokastraOnline.com