Aventura e Hasanit të Zuçes! Si u nis nga postblloku, kaloi Urën e Nanxës e shkoi deri te sheshi i Çerçizit me autobus "Fizarmonikë"!!!

Hasani është njeri nga 10 shoferët “nga një derë” të fisit Tushe në lagjen “Punëtore” të Gjirokastrës.

 

I pari është Demua. E nisi punën në ’53 dhe profesionin e la në moshe mbi 70 vjec, nje jete me dy mjete; mjeti i fundit saurel që privatizoi ne ’90 me të cilin mësoi djem e nipa, edhe Marion, 14 vjec ngiste cdo lloj mjeti, edhe autobus.

 

Tani saurelin e ka mënjanë, e mban për nostalgji dhe figurë, per foto e kujtime.

 

Hasani, që në lagje i flasin “Hasani i Zuçes” (kështu quhej nëna e tij, grua punëtore dhe me humor), si shofer është i dëgjuar për guximin dhe “aventurën” me autobusin e parë fizarmonikë me të cilin bënte rrugën Gjirokastër-Jergucat dhe kthim.

 

Një ditë vendosi dhe për “aventurën”, ta ngjiste nga postblloku, në Urën e Nanxës për në sheshin e Cercizit. Askush nuk kish guxuar më parë, po Hasani guxoi dhe ia arriti.

 

Pengesën e shikonte tëk Ura e Nanxës, një kalimshe dhe, përpara se të garonte, mati vendin me pëllëmbë, me sy e hapa, bëri dhe ca llogari. Pastaj i shoqëruar nga “tifozëri” e lagjes e dhjetra udhëtarë të rastit, të hutuar e të emocionuar, nisi ngjitjen:

 

Postbllok, Ura e Nanxës e përpjetë në sheshin e Cercizit. Këtu, triumfues përshëndeste me dorë mbi turmën që duartrokiste dhe përshëndeste. Me të bashkë gëzonin dhe shoferët e rinj të atij viti, që mbetën pa gojë dhe të turpëruar.

 

Profesionin e shoferit Hasani e mesoi ne ushtri, 4 vjet në nëndetëse, pastaj me gazin e Komitetit Gj 53-54 që la Namik Nurçia dhe që ai e “hodhi ne sheshë” dhe e ngriti te ri. Sa doli me të në Qafë të Pazarit njerëzit pyesnin:

 

“Kur ka ardhur ky gaz i ri?!”. Ashtu ka mbajtur , si “nuse”, llams, edhe autobusin e klubit të sportit “Luftëtari”, brenda me zbukurime e fotografi.

 

Pas 90 ngriti dhe një fushë Minifutbolli për djemtë e lagjës, disa dhe sot me ekipet e qytetit.

 

 

*Ndalohet kopjimi apo riprodhimi i artikujve pa cituar burimin /GjirokastraOnline.com