Alush Milori - Prijësi i Valles Labërishte, Bilbili i Progonatit!

Alush Milori ishte nje nga burrat e shquar të fshatit Progonat në Krahinën e Kurveleshit të Sipërm.

Jeta dhe veprimtaria e tij kujtohet e nderohet.
Për 20 vjet drejtoi kooperativen e Progonatit dhe kontriboi për ekonominë, arsimin e kulturën, në veçanti për folklorin, për vallen dhe kengen labe, në krye të se cilës qëndroi dhe u bë i famshëm.

Alush Milori u bë me emër dhe titull me vallen e burrave labërishte, vlerë e traditës kombetare që, sipas studjuesve, “i ngjan fluturimit të shqiponjave” dhe ”kur hiqte vallen Alush Milori, sikur dridheshin muret nga temperamenti i zjarrtë, nga vrulli i brendshëm, nga pasioni i madh”.

Ramazan Bogdani ka shkruar:

“Nëse Besim Zekthi ishte bilbili i Tiranës, Alush Milori ishte bilbili i Progonatit”.

Grupi i valles labërishte, me prijës Alushin, rreshtin e dytë Neim Milorin, vëllanë e tij, mbajtësit e valles Sali Shena e Xhevit Abazi etj. në vitin 1968 mori pjesë në aktivitetin kombëtar në Tiranë dhe Krujë me rastin e 500 vjetorit të heroit kombëtar Skënderbeu dhe më pas në disa FFK te Gjirokastrës.

Alush Milori, siç kane treguar bashkekohes te tij ishte zot i këngës, i muhabetit e i rakisë, i hapur me të gjithe, ashtu në valle dhe ne jete, me dorë në qafë me njerëzit e thjeshtë.

Kur u nda nga jeta, iu bënë nderime dhe poeti Izet S. Çulli shkroi atëherë vargjet:


“Alush, o miku i zëmrës
Merrja edhe njëherë këngës”.

*Ndalohet kopjimi apo riprodhimi i artikujve pa cituar burimin /GjirokastraOnline.com