"Aeroplani" i Gjirokastritit Atdhetar Dino Çiço që Përmendet edhe në Romanin "Kronikë në Gur" të Kadaresë...

Për “aeroplanin” e gjirokastritit Dino Çiço është shkruar shumë, përmendet edhe në romanin “Kronikë në gur” të Kadaresë, ka folur për të dhe Enver Hoxha, po cila është veprimtaria e tij atdhetare?

 

Dino Çiço lindi në 26 gusht 1863 në Gjirokastër. Nga bashkëkohës dhe ne shtypin e kohës përmendet për dituri, kulturë dhe atdhetari.

 

 

Shpirtin atdhedashës e ka treguar në ngjarje madhore te vendit, si para dhe pas shpalljes së Pavarësisë Kombëtare; më parë i persekutuar nga autoritetet e administratës turke në Gjirokastër për ndjenjat dhe veprimet patriotike, si mbrojtes i gjuhes shqipe dhe kulturës tradicionale te vendit.

 

Ai kishte përgatitur dhe nje alfabet.

Dino Çiço njihej dhe bashkëpunoi me Ismail Qemalin per shpalljen e Pavarësisë Kombetare; mori pjesë në Luftën e Parë Botërore dhe Luftën e Vlorës në 20-të kundër pushtuesve italianë dhe, siç shkruhet ne shtypin e kohes, gazetën “Demokratia”:

 

“E hodhi gunën mbi tela”.

 

Populli i këndon:

 

“Dino Çiço kapedani
si s’u trembe nga junani”.

 

Dino Çiço provoi ne fusha te veshtira te kontribuonte per vendin e tij. Atë e tërhiqnin shkencat e natyrës, teknika në përgjithësi.

 

 

Me përpjekje arriti te kuptonte disa nga ligjet e fizikes dhe ndërtoi nje sistem mekanizmash me vështrime origjinale.

 

Sipas Jorgji Meksit:

“vetëm mendimi per t`i sherbyer shoqërisë me sa më shumë të mira materiale, meriton cdo përgëzim në drejtim të këtij biri të Gjirokastrës”.

 

Dino Çiço ishte novator, krijues dhe dashamirës i artit nacional. Vishte kostum kombëtar dhe këtë e bënte jo se nuk ishte përkrahës i së resë, por se donte e luftonte që tradita e shëndoshë në folklor e në veshje të ruhej e pasurohej, pse kështu i shërbehej kombit.

 

Mbronte parime që e bënin të afërt me njerëzit, u shpjegonte atyre se duhet “t`i bëjmë ballë rojtjes me produkte vendi në ushqime, veshmbathje etj, me fjalë të tjera popullarizonte sistemin e autarkisë dhe e aplikonte per vete te tij”, ka shkruar Jorgji Meksi për të.

 

Dino Çiço u nda nga jeta ne vitin 1939 duke lënë pas kujtimin e atdhetarit te ditur që punoi sa mundi për të mirën e Gjirokastrës pa e njollosur shpirtin e tij të bardhë, sjelljen e tij të drejtë dhe veprimet e tij fisnike.

 

 

Këshilli Bashkiak i Gjirokastrës në dhjetor 2010 e ka nderuar me titullin “Qytetar Nderi”.

 

 

*Ndalohet kopjimi apo riprodhimi i artikujve pa cituar burimin /GjirokastraOnline.com