'Tronditet Futbolli' - Cristiano Ronaldo Rrezikon 10 vjet burg?

Mediat spanjolle japin lajmin e keq per Cristiano Ronaldo. Ai do të gjykohet për evasion fiskal për 4 shkelje, dhe rrezikon një dënim të paktën me 10 vjet burg.

 

Mediat zbulojnë se ka nisur një hetim i thellë në dëm të sulmuesit të Real Madrid.

 

 

‘Cadena Ser’ ka folur me palën mbrojtëse të portugezit, që ka konfirmuar akuzën e ngritur nga gjykata në Alcoron.

 

Sipas burimit të mësipërm, Ronaldo akuzohet se ka shkaktuar një dëm prej 14.7 milionë eurosh në 4 vite, transmeton “Top Channel”.

 

Sulmuesi i Real Madrid është akuzuar edhe më parë për evasion fiskal. Muajin e shkuar në dyert e gjykatës ishte edhe ylli tjetër i futbollit, Lionel Messi, edhe ai për evasion fiskal.

 

*Ndalohet kopjimi apo riprodhimi i artikujve pa cituar burimin /GjirokastraOnline.com