“Shqiponjat bluzi” i Afrohen më Shumë Europës - Fitorja e Sotme me Kukësin drejt Objektivit të Trajnerit Lika!

Fitorja 2-1 e Luftëtarit ndaj Kukësit e ka kënaqur trajnerin e Luftëtarit, Hasan Likën, për faktin se qëndron pranë objektivit për të shkuar në Kupat e Europës, por edhe sepse ka mundur një kundërshtar të fortë.

 

Për Beqirin dhe Ruçin ai sqaroi se nuk ishin në gjendjen e tyre më të mirë:

“Sot i kishim të dyja, si lojën, ashtu edhe pikët. Pësuam një gol dhe arritëm të reagonim dhe të shënonim dy gola. Humbëm disa raste të tjera për ta mbyllur ndeshjen, ashtu si dhe Kukësi kishte rastet e veta dhe mund të na ndëshkonte.

 

 

Të gjithë bashkë ia kemi arritur qëllimit të vijmë në këtë situatë. Kam një dedikim sot për “Shqiponjat bluzi”, sepse sot ishin më të organizuar se më parë. Na kanë mbështetur dhe në momentet më të vështira dhe ne kemi dhënë maksimumin në ndeshje dhe në stërvitje. Me këto rezultate mund të quhemi deri diku të qetë.

 

Vetëm përpara dy ditësh i kam thënë skuadrës: ne jemi për Kupat e Europës. Kam parë që skuadra është rritur dhe mund ta arrijë këtë objektiv.

 

Minga? Ne bëmë disa ndryshime. Mingën e vendosëm në të djahtë dhe nuk po shkonte si duhet. Kaluam Abazajn në vendin e tij dhe kaluam Mingën përpara, duke e alternuar me Rrocën. E dinim që kundërshtari do të na qëndronte i mbyllur, kur ne kishim topin. Ishte për anën taktike, për të qenë më të organizuar për përballimin e lojës.

 

Abazaj mund të superojë çdo lojtar me veprimet sulmuese, sepse është shumë i shpejtë. Në disa raste na mungoi pasimi i duhur. Ngjyrat? Më pëlqejnë ato ngjyra që arrijmë të kemi sukses.

 

Ruçi dhe Beqiri nuk kishin një gjendje të mirë psiko-fizike, ndaj dhe bëmë ato zgjedhje”, – theksoi trajneri Hasan Lika pas ndeshjes. / Vipsport.al

 

*Ndalohet kopjimi apo riprodhimi i artikujve pa cituar burimin /GjirokastraOnline.com