Sefedin Braho feston sot 65- vjetorin e Lindjes! E gezofsh Ditelindjen, gjidand!

Kur lindi Sefedin Braho, me 1953, ne Fushen e Vjeter te Sportit ne Gjirokaster, femijet luanin ende zbathur.

 

Kete fat jo te mire do te kishte dhe legjenda e ardhshme e futbollit gjirokastrit, nxenesi kokeulur i Lalanit mesuesit te edukimit fizik dhe me pas i trajnerit Foto Xhai që, ne nje nga intervistat e tij per Sefedin Brahon eshte shprehur:

 

“Nuk e bera une futbollist, ai kishte lindur i tille, une e gjeta duke luajtur zbathur dhe i vesha kepucet e sportit”.

 

Keshtu do te niste karriera futbollistike e Brahos, fillimisht me te rinjte e me pas me ekipin e rritur.

 

 

Ishte viti 1970 dhe ai 17 vjeçar do te behej i famshem, dy vjet me Luftetarin dhe me pas, jashte deshires se tij, por i detyruar, per kryerjen e sherbimit ushtarak, u vendos ne nje radhe me ekipin e Partizanit, mbeshtetur nga trajner te njohur e te kujtuar edhe sot si Kolec Kraja dhe Ilia Shuke, lojtare te fuqishem si Panajot Pano etj.

 

Para mbarimit te sherbimit ushtarak, ai luan ne Gjirokaster, po kete radhe si kundershtar i ikipit te tij te dashur. Eshte takimi i pare zyrtar, shtator 1970, loje që mbyllet me rezultat te thelle, Lufetari 0 – Partizani 6.

 

“Nga ajo ndeshje e ne vazhdim ai u kthye ne Gjirokaster me nje mision per t`i dhene emer skuadres se qytetit, per te qëndruar besnik i saj e larg çdo oferete te ekipeve te tjera, edhe te huaja”.

“Kujtojme refuzimin e ofertes se Selltikut 1 milion dollarë”.

Eshte befasues fakti i kembenguljes se Brahos per te mos qendruar tek Partizani.

Ne gjithe karrieren e tij futbollistike mbahet mend vetem nje Karton i kuq që mban ne biorgrafine e tij te paster futbollistike. Kjo ndodhi ne nje ndeshje me ekipin e Vlores që i dha arbitri Tef Prela pas nje nderhyrjeje ndaj Brahos shoqëruar kete radhe me protesten dhe zemerimin e tij te shfaqur.

 

Ky ishte kartoni i pare dhe i fundit që ai ka marre ne qindra ndeshje te zhvilluara; lojtar model, elegant, i paperballuesehm ne kundersulm.

 

Ne kombetare, bilanci i Sefedin Brahos me fanellen kuqezi eshte i pasur, pjesemarres me Partizanin dhe Luftetarin si ne ndeshje me Rumanine ne 73, Finlanden, Gjermanine, Austrine me pas, shquar si golashenues, futbollist i shpejt, me start dhe sprint, shpejtesi natyrale ne loje, driblime, cilësi te pakrahasueshme.

 

 

Nuk harrohen e jane ne memojen e Luftatarit e mbare qytetit golat e tij realizuar ne ndeshje kombetare e nderkombetare si ato kunder Dinamos 3-2 per Luftetarin ku Sefia realizoi golin e parë, pasi dribloi 4 kundërshtarë. Po kundër Dinamos, në vitin 1977, Luftëtari fitoi 5-2.

Sefedin Braho e ka nderuar qytetin dhe Luftetarin, ashtu dhe qyteti e ka nderuar dhe vleresuar edhe me tituj te shumte, Mjesher i Madh i Sportit, Qyetar Nderi, i pranishem ne çdo ceremoni futbollistike, gjithmone prane skuadres ne vite dhe tifozeve te pandare nga Ai.

 

 

Duke mbyllur keto pak shenime per mjeshtrin e madh te sportit gjirokastrit dhe shqiptar, ne 65 vjetorin e tij te Lindjes i urojme shendet e jete te gjate, dashuri e gezime, lumturi ne familje, 100 e me shume vite te lumtura!

 

E gezofsh Ditelindjen, gjidand!

Gezuar Sefedin Braaaaahhhooo!

*Ndalohet kopjimi apo riprodhimi i artikujve pa cituar burimin /GjirokastraOnline.com