Ruhi Jaupi - "Kalorësi i Fushës së Sportit", që Mbështeste edhe Ekipet e Fëmijëve dhe të Rinjve të Luftëtarit!

Në Bashte të Teqesë, në kendin e lojrave me dore, dhe Fushën e Vjetër te Sportit, afër me ish fabrikën e lekure-kepuceve, krahas sportistëve, ne sy e ne mendje te publikut gjirokastrit, edhe pse kryente nje pune te thjeshtë, ishte dhe punetori i fushës Ruhi Jaupi.

Ai ishte mjeshter ne punen e tij, i pazëvendësueshëm. Gezonte autoritet e bënte hije ne te dy fushat e sportit.

Ruhi Jaupi nuk ishte futbollist dhe nuk mbahet mend te kete luajtur futboll apo dhe te kete shenuar gola. E megjithate ai kujtohet. E para se ishte nxitës per djemte e lagjes ‘Punetore’ dhe të tjerët në qytet per te marre pjese dhe per te arritur maja ne futbollin gjirokastrit, si legjenda Sefedin Braho etj.

Po mbi të gjitha ai kujtohet per profesionin që ushtronte si pjese e klubit Luftetari. Ndryshe, shume ndryshe, per stil te veçante, nga gjithe punetoret e fushes shquhej per elegancen dhe tekniken perfekte ne vizimin e fushave sportive aq sa dhe i kish mbetur emri “Kaloresi i Fushes se Sportit”.

Lëvizjet e tij gjate procesit te vizimit ishin deri diku te ngjashme me levizjet e nje futbollisti që te binte rrotull dhe se leshonte topin nga këmba, ashtu dhe ai luante nëpër duar “kutin” e mbushur me gëlqere pluhur që në pak kohe e shperndante ne vije te drejte.

Per te gjithe shikuesit ishin momente emocionuese kur ai pas ores se pare te ndeshjes, edhe në shi, pa pyetur per balten dhe pellgjet me ujë, me lëvizje e shpejtësi mahnitëse brenda kohës së pushimit vizonte në kohe rekord. Këtë punë ai e bente me pasion te veçante, veçanerisht ne ato raste kur ekipi ishte ne avantazh.

Ruhi Jaupi nuk ishte vetem punetor i fushes, qe paguhej per punen që bente, por dhe nje tifoz i papermbajtshem i Luftetarit. Gëzonte, fluturonte kur shenohej gol apo ndeshja perfundonte me fitore. Si dhjetra tifozë, po ai me pare, dilte ne fushe me flamur dhe vinte rrotull, ne qender dhe ne te kater anet e saj. Ne raste te tilla sportdashesit e tifozet me shume duartrokisnin dhe brohorisnin si të ishte ai heroi i ndeshjes, heroi i fushës.

Për Ruhiun shprehen dhe sot sportistë dhe trainierë te vjeter te qytetit, bashkelagjas te tij që nuk e harrojne.

“Megjithesë ngushte eknomikisht kafshaten e fundit e ndante me shoket.”

Në 10 vjeçarin e fundit te jetes, u ngrit ne detyre, u be pergjegjes i terreneve sportive dhe mangazinier, detyra që i kryente me pasionin e njeriut te lidhur fort me sportin dhe ekipin e tij te dashur Luftetari.

Mbeshteste ekipet kryesore që të mos kishin mungesa ne bazën materiale por dhe ekipet e femijeve dhe te rinjve te cilet gezonin kur merrnin nje uniforme te re apo luanin si perfaqesues te Gjirokastres edhe jashte saj, ne kampionatet e futbollit, volejbollit apo basketbollit. Fëmije dhe te rinj të viteve te largeta kujtojnë se atëherë, te mbaje veshur uniformen e ekipeve te klubit Luftetari ishte nder dhe krenari.

Ruhi Jaupi u nda nga jeta 37 vjet me pare, ne moshe 44 vjecare dhe, megjithese kane kaluar kaq vite, ai kujtohet si nje ndër punëtoret me te kualifikuar dhe te perkushtuar për mirëmbajtjen e fushave sportive te qytetit ashtu dhe perpjekjet e tij per të afruar ne to fëmijet dhe te rinjte si sportiste të ardhshem të sporteve te ekipit te tij te zemres Luftetarit.

*Ndalohet kopjimi apo riprodhimi i artikujve pa cituar burimin /GjirokastraOnline.com