Pikat e Forta të Finos! Akademi për të rinjtë, Fonde Transparente, Stadiume të Reja dhe Kryesorja...

Bashkim Fino e ka nisur fushatënpër president të Federatës Shqiptare të Futbollit në RTSH, duke folur në “Rubrika Sportive”. Deputeti i Partisë Socialiste ka zyrtarizuar kandidimin dhe ka folur për tema të ndryshme, duke nisur nga premtimet, që natyrisht janë detyrim.

KANDIDIMI – “Ka kohë që shumë dashamirës të sportit më kanë kërkuar që të jem pjesë e sportit, duke parë aktivitetin tim në shumë vente sportive, në shumë emisione sportive, kampionatet ndërkombëtare. Kam folur dhe kam diskutuar, kam lexuar dhe besoj se e njoh mirë, punën e trajnerit ndoshta nuk e bëj, por mendoj se është momenti dhe koha që të bëjmë një ndryshim, të krijojmë një imazh të ri. Të përmirësojmë imazhin e futbollit shqiptar. Ka pasur shumë kërkesa, por në statut thuhet që mjafton dhe vetëm një klub dhe nëse janë dokumentet në rregull dhe je zyrtarisht kandidat. Unë kam pasur kërkesa në shumë klube, por nuk dua të bëj fushatë. Jam njoftuar nga 2-3 klube. Sot Lushnja ka depozituar dhe nesër do të depozitojë Flamurtari. Sipas statutit duhet të propozojnë dhe për anëtar të Komitetit ndaj nuk dua që të propozojnë skuadra të tjera. Është depozituar kërkesa nga skuadra e Lushnjes dhe nesër do veprojë Flamurtari kështu dhe skuadra të tjera.

POLITIKA NË FUTBOLL – “Unë jam një politikan i vjetër. E kam nisur karrierën time si një drejtues. Duka kemi thënë që kemi qenë shokë. Kam mbaruar për Financë në 86. Kam punuar si shef studimesh në Gjirokastër. Kam qenë Kryetar bashkie, kryeministër. Kam një përvojë në politikë, nga pikëpamja juridike. Kam 20 vite deputet. Nuk pengohesh nga ana ligjore për të kandiduar. Është një OJQ jo fitimprurëse dhe kushdo mund të kandidojë. Nuk ka pengesë. Unë do e respektoja kushtetutën. Nga ana apolitike unë nuk jam askushi që dua të shkoj diku. Jam dikush që dua të shërbej për futbollin. E kam pasion prej vitesh dhe më njohin të gjithë, ju gazetarët që kur kam qenë kryetar Bashkie. Duke pasur pasion futbollin ka ardhur momenti dhe koha për të bërë diçka ndryshe nëse unë do të votohem më 7 shkurt, të jeni të bindur se 24 orë në ditë unë do ja dedikoj futbollit. Është OJQ, nuk ka asnjë ligj që më pengon. Do të hiqja dorë nëse do të ishte me ligj, do të jepja dorëheqjen si deputet. Në këto momente jam këtu ku jam, jam shumë komod.

PRIVATIZIMI – “Unë jam i interesuar të ndaj sponsorizimin nga privatizimi, do të mundohem. Sot ai që është sponsor është sponsor dhe nuk mund të vije të votojë. Ky privatizim do të krijojë mundësinë që Bashkitë të shesin aksionet. Bashkitë duhet të kenë minimumin e aksioneve. Ndoqa me dhimbje të madhe që Vllaznia priste mbledhjen e Këshillit Bashkiak. Në platformën time Bashkitë duhet të kalojnë në rol të dytë. Po u privatizuan klubet dhe nuk do të vijmë te pyetja nëse kryetarët e Bahsksë duhet të jenë të rëndësishëm në votime”.

PLATFORMA – E para, un e nisa dhe më parë. Ne duam të përmirësojmë imazhin në interes të futbolit shqiptar dhe që sot e ka humbur besimin e tij. Këtë e vuaj si gazetar, edhe si politikan edhe si sportdashës. Të vjen keq që ka kaq pak tifozë. Kjo vjen sepse e ka humbur besimi. Duhet të rikthejmë besimin për një lojë të ndershme dhe të pastër. Ka shumë instrumente. Vetë federata duhet të jetë në ballë të punës me komisionin e etikës, të arbitrave që kanë në dporë për ta ëbrë lojën e pastër. Nuk ka thuajse fare dosje që kanë vajtur në prokurori. Duhet ta kthejmë futbollin e pastër që të vijnënjerëzit në stadium.. Si mund të vijnë kur tifozi e di se sa del ndeshja. Kush e organizon futbollin? Federata. Në këtë pikë përgjegjësia është e saj. Kjo ka lidhje edhe me infrastrukturën. Janë bërë gjëra shumë të mira, i përshëndes. Nuk i shoh gjërat bardh e zi. E shohim me kujdes, FSHF jep një tapet dhe i thotë të ndërtojë ambientet e tjera. Kur isha kryetar bashkie, kisha problem fushat stërvitore. Nuk bëhet stërvitja në stadium. Me fondet, çdo skuadër do ketë një fushë stërvitore, do vihet në dispozicion nga FSHF, kjo është nga platforma ime. Duhet që të stërviten në kushte optimale, jo në tapet sintetik, ku t’i vriten këmbët.

Së dyti, do të bëjmë një shtrirje gjeografike dhe demografike. Nuk janë vetëm 10 qytete, duhet të masivizohet në pjesën tjetër dhe këtu kam përshtypjen të gjitha fondet do jenë të hapura. Asnjë fond, asnjë president ta dëgjojë nga ana ime, fondet do jenë transparente nga ana ime. Kjo infrastrukturë dhe ky fuqizim i klubeve ka të bëjë me ndarjen e privatizimit. Kam ndjekur para vitit të ri zv. Presidentin foli me Ligen Profesioniste.

Duhet të krijojmë edhe ligën amatore, federata duhet të ndihmojë. Duhet të krijohet nga klubet, FSHF ka detyrën për të ndihmuar. Presidenti i Ligës Profesioniste është pjesë e Futbollit automatikisht. Ne do mundohemi të bëjmë trajnimet, por mos të kemi të drejtën për të caktuar çdo arbitër. Duhet të krijohen akademitë në të gjitha skuadrat. Ka pasur një projekt për klasat sportive. Sot ka disa skuadra që i kanë krijuar vetë, blejnë ca lojtarë dhe nuk investojmë shumë. Unë jam që lojtarët të kalojnë nga akademitë, kjo ëpr të fuqizuar ekipet e para. Do i bëjmë nder futbollit nëse do të ndihmojmë në akademitë e futbollit. Nuk ka end enjë akademii të saktë. Shumë prindër paguajnë privatisht për të stërvitur fëmijët. Kjo nuk është ana profesionale. Ne si FSHF duhet të kemi një grup trajnerësh që të ndihmojnë këto akademi., për të krijuar më pas një akademi të yjeve të kombëtares tonë, Canës, Vatës etj. Kjo për të shkuar të klasat sportive për të dhënë leksione për të treguar se si janë bërë yje. Nuk është e pamundur për t’i treguar Europës se mund të prodhojmë futboll të pastër. Vetëm nëse nuk bëhesh palë me asnjë klub bëhet kjo reale.

MANDATET – “Unë kam ardhur të kandidoj me një vendim drastik për FSHF. Unë jam për kufizimin e mandateve. Unë nuk jam që një president të jetë për një jetë të tërë apo të ikë sepse do të ikë vetë apo do të vdesë. Unë jam vetëm për dy mandate. Unë do i propozoj Asmablesë që mandatet e mia të jenë jo më shumë se 2, nëse do të zgjidhem. Çfarë mund të jepet, jepet për 8 vite. Unë jam për kufizim të mandateve. E kanë kërkuar dhe klube të tjera që të bëhet kjo gjë, por nuk është pranuar. Presidenti i FSHF duhet të ketë vetëm 2 mandate

STADIUMET – “Në dy mandate unë marr garancinë që bëjmë 5 stadiume si Arena e Elbasanit. Unë do jem avokat i futbollit dhe jo shtesë e qeverisë. Në Vlorë, në Korçë etj. Për të rritur cilësinë dhe për të pasur kënaqësinë që të gjithë Kombëtaret të luajnë në kushte të mira. Nuk duhet të harrojmë dhe Kombëtaret e moshave. Kjo nuk është deklaratë as e fortë dhe as bombastike./sportekspres

Shpërndani artikullin në rrjetin tuaj social duke klikuar te ikona e saj!
/Ndalohet kopjimi apo riprodhimi i çdo materiali pa leje dhe pa citimin: GjirokastraOnline.com