"Përsëritet fitorja e vitit 1979" - Luftëtari thyen rekordin, 20 vite i pamposhtur ndaj Partizanit!

“Me këmbë të mbarë në tapetin e Ri!”. Luftetari fiton me rezultat të thelle 5-0 me Partizanin

Me këtë urim futbollistet e Luftëtarit nisën sot pasdite ndeshjen me ekipin e Partizanit, besimplotë për fitore te cilën dhe e arritën me rezutat të thelle 5 me 0!

 

 

Futbollisti Raqi Liti qe ka luajtur me ekipin e tij te zemres, Luftetarin ne vitet ’70 -’80 tha disa minuta pas mbarimit te ndeshjes:

“Ndihem shume i emocionuar për rezultatin e thelle, 5 me 0. Para ndeshjes, ne shoqerine time, jam shprehur se do të perseritet fitorja e vitit 1979 kur ekipi tone fitoi me rezultatin 4 me 0. Sot fituam dhe me një gol më shumë. Përgëzime ekipit. Uroj per rezultate te reja.”

 

Sipas komentatorit gjirokastrit, Tomor Shehu, ekipi i Partizanit, megjithëse ekip me emer e disa here kampion vendi, për 20 vjet me radhe nuk ka fituar asnje ndeshje me Luftetarin. Fitorja e sotme eshte garanci per rezultate te tjera në të ardhmen.

 

Shpërndani artikullin në rrjetin tuaj social duke klikuar te ikona e saj!
/Ndalohet kopjimi apo riprodhimi i çdo materiali pa leje dhe pa citimin: GjirokastraOnline.com