Përfundon Ëndrra Europiane e Luftëtarit të Gjirokastrës... me 1 Gol të Shkurtaj dhe 6 të Akinjemit!

Në stadiumin “Elbasan Arena” u luajt ndeshja e kthimit mes Luftëtarit dhe Ventspilsit, e vlefshme për turin e parë eliminator në Ligën e Europës.

Bluzinjtë, do kërkuan me çdo kusht fitoren duke qenë se sfidën e parë, janë mundur 5-0 në Letoni.

Në minutën e 25 është dëmtuar gjyqtari kryesor Poulsen dhe është detyruar që të largohet nga fusha, ndërkohë që vendin e tij ziri gjyqtari i katërt, Larsen.

Poulseni pësoi një tërheqje dhe ka kërkuar që të largohet, duke i lënë vendin kështu ndihmësit të tij.

Sa i përket formacioneve zyrtare, trajneri Milosh kostiç ka lënë jashtë portierin Bukovski dhe vendin e tij e zuri Ruçi, ndërkohë që në stol ishte edhe Dejvi Bregu. – Vipsport.al/

45+8′ GOOOL! Shënojnë dhe golin e dytë miqtë, është sërish Akinjemi ai i cili përmbys gjithçka duke shënuar në këtë mënyrë edhe golin e gjashtë personal ndaj Luftëtarit.

45+4′ GOOOL! Barazojnë miqtë me anë të Akinjemit, i cili godet saktë me kokë pas një krosimi nga goditja e këndit. 1-1 rezultati në “Elbasan Arena”

44′ GOOOOOL! Shënon Shkurtaj me anë të një penalltie

*Ndalohet kopjimi apo riprodhimi i artikujve pa cituar burimin /GjirokastraOnline.com